• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

by E B
26/05/2026 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shënuar një hap tjetër përpara në rrugëtimin drejt integrimit evropian, duke hyrë zyrtarisht në një fazë të re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky zhvillim vjen si rrjedhojë e zbatimit të reformave strukturore dhe bashkëpunimit me misionet e asistencës ndërkombëtare.

Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes logjistike e financiare nga partnerët strategjikë.

“Në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve që mbështesin Shqipërinë në rrugën e reformave, theksuam nevojën për një bashkërendim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të jetë më e fokusuar drejt rezultateve konkrete dhe plotësisht e përafruar me prioritetet e integrimit në familjen evropiane”, bëri të ditur Koçiu përmes një komunikimi në rrjetet sociale.

Sipas platformës programore të qeverisë, faza e re kërkon një ndryshim metodologjik në absorbimin e fondeve dhe orientimin e tyre drejt fushave specifike që prekin drejtpërdrejt standardet e jetesës dhe përafrimin legjislativ.

“Shqipëria ka kapacitetin institucional për të realizuar reformat në kohë dhe për ta kthyer asistencën ndërkombëtare në progres të prekshëm për qytetarët, duke u afruar gjithnjë e më shumë me objektivin e antarësimit në Bashkimin Evropian”, nënvizoi zv.kryeministrja në mesazhin e saj.

Next Post
“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

"Gjuha shqipe do mbrohet kudo", studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com