• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria humb dy vende në listën e FIFA-s

by Java News
03/12/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka zbritur dy vende në renditjen mujore të FIFA-s, për muajin dhjetor 2015, e cila është publikuar sot. Sikurse duket, dy barazimet në miqësoret e nëntorit, me të njëjtin rezultat, 2-2, ndaj Kosovës (kjo nuk merret në llogari, në fakt) dhe ndaj Gjeorgjisë i ka penalizuar disi kuqezinjtë e De Biazit. Nga vendi i 36-të që mbanin muajin e kaluar, tani pozicionohen të 38-tët në rang-listën e kombëtareve të botës. Sa i përket kryesimit të kësaj renditjeje, ruan pozitat e liderit Belgjika, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur kualifikimin historik, shkuarjen në finalet e “Euro 2016”, ndaj çdo lajm tjetër i kësaj periudhe nuk e prish festën kuqezi. As zbritja me dy vende për dhjetorin, as zbritja me katër vende në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor 2015. Nëse muajin tetor ishim në vendin e 32-të, herën e kaluar në vendin e 36-të, tashmë pozicionohemi të 38-tët.

Trajneri De Biazi dhe të tijtë kishin mundësinë që përmes miqësores së nëntorit, ndaj Gjeorgjisë, t’i rifitojnte pozicionet e humbura, por barazimi 2-2 ka bërë të kundërtën. Kjo qasje ishte konstatuar edhe në muajin shtator, para ndeshjeve kualifikuese me Serbinë dhe Armeninë. Renditja mujore e FIFA-s për tetorin i shihte kuqezinjtë e De Biazit minus 7 vende, krahasuar me renditjen e muajit pararendës (shtator 2015). Më konkretisht, nga vendi i 25-të, që mbante në shtator, kombëtarja shqiptare e pa veten në vendin e 32-të.

‘Telesport.al’ shkruan se shkak për këtë rend zbritës në muajt e fundit sigurisht janë bërë ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ku De Biazi dhe të tijtë barazuan në Kopenhagë me Danimarkën dhe humbën në “Elbasan Arena” ndaj Portugalisë, ashtu sikurse ishte humbja me Serbinë në “Elbasan Arena”, si dhe mosfitimi në miqësoret e nëntorit. Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë Botës.

Next Post

Rrëfimi i vëllait të Arben Hasës: E tërhoqën zvarrë 1 km (FOTO e viktimës)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In