• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria gjithmonë viti zero

by
02/08/2015 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ka një ritual të pandryshueshëm në Shqipëri sa herë që ndryshon ngjyra e pushtetit. Kush është pasardhës nis kontrollin e asaj që ka bërë paraardhësi dhe si hap të parë bllokon projektet e tij. Kryesisht ato të minutës së fundit. Tek të cilat, natyrisht, bien edhe dyshimet e para. Sepse si rregull, minutat e fundit në pushtet ngjajnë me tërheqjen e një ushtrie pushtuese: të merret çfarë të merret! Të rrëmbehet çfarë të rrëmbehet! Dhe pas të mbetet vetëm çfarë nuk mund të merret, çfarë nuk mund të rrëmbehet!

Shembujt janë të pafundëm dhe janë rregullsia që përsëritet gjithmonë e për gjithçka. Duke nisur me 2005-ën, sa për të kujtuar një rast. Çfarë Fatos Nano e konsideronte si sukses të tij, Sali Berisha premtonte se do t’i vinte ruspën për të zhdukur korrupsionin që kishte mbjellë socialisti.

Doktori kishte premtuar rikthimin e kontratës së shitjes së Alb Telekom-it tek turqit. “Kumbarit” të këtij privatizimi Erdogan, atëherë kryeministër dhe mysafir i Fatos Nanos, ai madje nuk i begenisi as fjalimin që mbajti në Parlamentin Shqipëtar. Por me ardhjen në pushtet, ajo ishte kafshata e parë që përtypi. Dhe nuk ishte aspak e hidhur madje. Alb Telekom-i është zgjeruar dhe flet rrjedhshëm turqishten e një investimi të qëndrueshëm dhe në rritje.

Tetë vjet më pas historia do të përsëritej. Me personazhe të ndryshëm – Doktori është gjithmonë i pazëvendësueshëm – por me të njëjtin ritual. Në 2013-ën, në mbledhjet e qeverisë kur shqiptarët kishin vendosur largimin e të djathtëve nga pushteti dhe ishin me rroba banjo në plazh, një sërë vendimesh të turpshme të firmosura nga Doktori, synonin t’i hiqnin vendit br…kët e mbetura nga koka. Koncesione absurde, leje për import plehrash e lloj-lloj marrëzisht të lekut të minutës së fundit e bënë qesharake çfarë po ndodhte realisht si dramë. Edi Rama premtoi rishikimin e tyre. Anulloi, për shembull lejet për të sjelle male me plehra në Shqipëri në emër të riciklimit, por nuk pati asgjë në dorë për të bërë kundër koncesioneve të mëdha. Bllokoi disa prej tyre, por u detyrua t’i rilejojë nën të qeshurën cinike të Doktorit: letrat ishin kyçur fort juridikisht.

Edhe në pushtetin lokal është e njëjta gjë. Basha, kur zëvendësoi Ramën në krye të bashkisë së Tiranës si hap të parë bllokoi lejet e ndërtimit në pritje të planit rregullues të qytetit. Në vitin e fundit në bashki, më saktë në muajt e fundit, lejet e tij ishin lehtësisht të qortueshme. Sepse në rastin më të mirë bëri gjithçka që e lejonte të bënte ajo zyrë dhe që e kishte mallkuar kur kërkonte të hynte në atë zyrë.

Erion Veliaj nuk bëri përjashtim. Bllokimi i lejeve ekzistuese të ndërtimit me gjasë do t’i japë një frymëzmarrje qytetit me frymë të marrë nga ndërtimi kuturu. Akuza e parë që ju bë nga kritikët është se e bëri një akt të tillë “…që të marrë 20 për qindshin”. Ai thotë se një gjë e tillë bëhet në pritje të planit të ri të zhvillimit të qytetit. Ndërkohë do të kontrollohet dhe ligjshmëria e lejeve të firmosura nga Basha.

Po më pas? Ky është një bast që nuk mund të ketë kurrsesi dy fitues. Njëri duhet të humbasë patjetër. Çfarë do të ndodhë nesër? Cili do të jetë akti ndaj Bashës nëse firmat e tij rezultojnë të paligjshme? Cila do të jetë fatura e Veliajt nëse një gjë e tillë nuk rezulton?

Tradita dhe e shkuara në Tiranë e Shqipëri kanë përgjigje të hidhura për pyetje të tilla: sepse asgjë nuk ndodh. Gjithçka harrohet dhe rinis nga e para sepse në Shqipëri, ka një rreth të pambarimtë tek i cili qarkullojnë të gjithë: është gjithmonë viti Zero! Ndoshta ka ardhur koha për ta ndryshuar këtë numër magjik të kujtesës së shkurtër dhe të dembelëve. Atyre që zakonisht në minutën e fundit të pushtetit sillen si pushtues në ikje. Dhe që deri tani kanë vuajtur vetëm në minutat e para të ndryshimit të pushtetit. Në pritje të rikthimit për të nisur gjithçka nga e para, pavarësisht ngjyrës në qeverisje.

Next Post

600 euro për azilkërkuesit që kthehen vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In