• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria gati të presë afganët/ Xhaçka inspekton qendrat akomoduese: Janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni

by Java News
18/08/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në cilësinë e koordinatores për operacionin e strehimit të afganëve ka inspektuar qendrat akomoduese të cilat kanë një kapacitet prej 400 personash.

Xhaçka thotë se janë marrë të gjitha masat dhe Shqipëria është gati të presë afganët refugjatë kurdo të vijë avioni i parë.

Njoftimi nga Xhaçka:

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në cilësinë edhe të koordinatores për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë ka inspektuar sot qendrën pritëse dhe strukturat akomoduese, të ngritura posaçërisht për pritjen e një numri ende të pacaktuar të ardhurish.

Ministrja Xhaçka është takuar me drejtues të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare dhe ka ndjekur nga afër punën e bërë në qendrën pritëse në aeroportin e Rinasit, ku qytetarëve afganë do tu jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Qendra, e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë ka një kapacitet prej 400 personash dhe do të shërbejë si ndalesa e parë e pasagjerëve në mbërritjen në Shqipëri. Më pas, pas modaliteteve respektive ligjore ata do të shoqërohen për në strukturat akomoduese në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka ka informuar se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë. Ministrja është ndalur edhe në strukturat akomoduese në Tiranë, të cilat janë hapësira të lira e të pajisura me të gjitha kushtet e jetesës për individë apo famije. Qytetarët afganë do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final./m.j

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Next Post
“Talebanët e dinë kush luan futboll”/ Historia e fundi dramatik i kombëtares së femrave afgane, ish-kapitenja: Të gjithë po qajnë

“Talebanët e dinë kush luan futboll”/ Historia e fundi dramatik i kombëtares së femrave afgane, ish-kapitenja: Të gjithë po qajnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In