• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, frymëzim i pakët për Kosovën e Maqedoninë

by Ben Andoni
26/02/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Nga Ben Andoni

Situata e rënduar politike në Shqipëri shtuar edhe nga protesta e opozitës, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, ka sjellë në vëmendje lodhjen e publikut për retorikën e rëndë të pandryshuar, që artikulohet nga formacionet politike shqiptare. Mospasja e alternativave të bashkëpunimit, vonesat e pakuptimta të reformës zgjedhore, ekuivokët e panevojshme për reformën në drejtësi, e mbi të gjitha mungesat e impakteve të politikave ekonomike, e ka bërë vendin tonë që të eksportojë një ndjesi parregullsie, por edhe amullie, prej politikës.

Paçka përpjekjeve të ditëve të fundit me tone të ulura të Ramës, retorika dhe besimi i tij i tepruar në fitoren e mandatit të ardhshëm gati apriori, i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit të opozitës. Kjo e fundit me një sens për të kundërshtuar gjithçka, ashtu si kolegët e tyre, në mandatin e shkuar, ka përcjellë vetëm kaos, që përkthehet në pamaturi politike të Tiranës.

Ndërkohë kjo lloj gjendje duket se po ndihet paq në Kosovë e Maqedoni. Në të parën, faktori shqiptar, pozitë-opozitë është në një rrugë pa krye, sa i përket problemeve themelore në vend. Për hir të mosmarrëveshjeve sa i përket Demarkacionit dhe Asosacionit të komunave serbe, është e bllokuar e ardhmja e kosovarëve të thjeshtë. Njësoj si Tirana dhe Prishtina, opozita dhe pozita veprojnë dhe i shpallin vetëm luftë njëra-tjetrës si dhe mungesë totale bashkëpunimi. Nga të dy palët mungon edhe fija më e pakët e përbashkët e mirëkuptimit. Por, ndërsa mund të thuhet se Prishtina e ka prej përvojës së pakët demokratike në liri, duhet shtuar se edhe frymëzimi prej Tiranës është gati nul.

Tirana jo vetëm nuk po frymëzon më, por gjithnjë e më shumë përbën një shembull që nuk duhet të ndiqet. Dhe, Kosova e ndjen mirë këtë duke u bërë gjithnjë më e ftohtë me zhvillimet e Tiranës.

Këtë duket se kanë parasysh dhe partitë maqedonase në Shkup, që paçka se e akuzojnë Tiranën si përçarëse të procesit për formimin e qeverisë, po e ndjejnë mirë, se ajo nuk shërben më si frymëzim dhe shembull nga ku mund të mësojnë shqiptarët.

Dhe, ç’është më e keqja, Tirana po e humb rolin frymëzues edhe prej politikës kaotike të saj dhe pa sens në drejtim të rajonit, ku jetojnë shqiptarët, që gjithnjë e më shumë po përkthehet me përçarjen dhe mënyrën sesi ata janë krejtësisht të manipuluar në vendet fqinje. (Javanews)

 

Next Post
VIDEO/ Spektatorit i bie të fikët, ndihmën e parë ja jep ky politikan (skenën e tregojnë vetë aktorët)

VIDEO/ Spektatorit i bie të fikët, ndihmën e parë ja jep ky politikan (skenën e tregojnë vetë aktorët)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In