• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria është një vend i bukur”

by Ilir Yzeiri
22/02/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarjet e fundit që kulmuan me protestat e opozitës, në fillim të dhunshme, dhe pastaj paqësore, vetëm sa e përforcuan idenë time se ne jetojmë vërtet në një vend të bukur dhe normal.

Dhe bukuria nuk vjen nga natyra e peizazhi, në përgjithësi, por, më së shumti, vjen nga ngjarjet dhe mënyra se si i tregojnë ato ngjarje shqiptarë dhe të huaj.

Është shumë e vështirë për një të huaj që të kuptojë se çfarë ndodh realisht në këtë vend.

Paradoksin më të madh e prodhuan televizionet italiane, të cilat, sapo panë disa protestues që qëllonin me sende të forta derën e kryeministrisë, nxituan me vrap në Tiranë dhe shqetësimi i tyre naiv dhe i fshehtë ishte në një pyetje që gazetari i RAI-it ia bënte një të intervistuari se a do të ketë eksod masiv pas kësaj ?!!

Ndërkaq, kur raportuan protestën e dytë, për të justifikuar « cazzaten » e raportimit të parë, thanë se në shesh ishin mijëra portestues dhe u bënë esëll e përmendën se këto protesta nuk i mbështet SHBA-ja dhe BE-ja.

Ndërsa mua më erdhi në mendje një anekdotë historike që ma tregonte miku im i ndierë dhe shkrimtari i njohur, Dhimitër Xhuvani. Ai më thoshte se në Elbasan, për të shtensionuar situatat e rënda që krijoheshin, sidomos në raste fatkeqësish, siç ëshë vdekja, psh., tregojnë një histori që kishte në qendër vdekjen e një pjesëtari të një grupi popullor të qytetit.

Tregojnë, thoshte ai, se në qytet kishte vdekur një nga anëtarët e një orkestre popullore të qytetit. Shokët e tij, të mërzitur nisën të kthejnë disa kupa që herët në saba dhe ashtu gjysmë në qejf e me lotë në sy, shkuan për  kryeshëndoshë dhe për ta përcjellë të ndierin në banesën e fundit. Hyjnë brenda, ulen dhe, ashtu të përlotur, nisin të tregojnë historitë dhe qyfyret që bënte i ndieri.

Trego një e qaj, pastaj trego një tjetër dhe vër buzën në gaz, pastaj trego e qesh. Ndërkohë, një nga pjesëtarët e grupit nxjerr si ngadalë klarinetën dhe thotë se nuk mund të rrijë dot pa marrë një nga ato këngët që i ndieri e pëlqente shumë.

Dhe ashtu bën. Ia nis ngadalë e shtruar. Pas tij ia nis dhe violina, pastaj dhe fizarmonika dhe nis ahengu tamam. Rakia vu e kënga vu. Erdhi çasti që arkivoli duhej të dilte nga shtëpia që të shkonte në banesën e fundit. Aman, iu luteshin ata që ishin në dhomë dhe që kishin shijuar kupat e rakisë dhe këngët që pëlqentë shumë i ndieri që përgatitej të hynte në dhé, aman, mos ndaloni. Dhe ashtu bënë. U nis xhenazja për në varreza dhe të vdekurin nuk e shoqëronin me lot ata që e kishin njeriun e tyre, por e qanin me këngë miqtë e tij të ahengut dhe të rakisë. Dhe arkivoli para e orkestra pas. Përcjellje më të bukur për në banesën e fundit sesa kjo, nuk mund të ketë, më tregonte miku im i ndierë dhe shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani.

Nuk e di pse m’u kujtua dje kjo histori që më tregonte miku im, kur shikoja të lumtur e të qeshur Bashën e Monikën që e shkruanin fundin e tyre politik me buzëqeshje, me lule dhe, në fund, edhe me këngë. Kënga që këndoi Lulëzim Basha dhe që e bëri Hymnin tonë Kombëtar që të dridhet nga turpi, më bindi se ne jetojmë në një vend të mrekullueshëm, të mbushur me humor dhe me ndodhi që të bëjnë ta ndiesh veten të lehtë e gjithë gaz.

Shqiptarët tani janë bërë më të zgjuar se asnjëherë tjetër. Sa më shumë flitet për luftë, për heqje zvarrë, për lloj-lloj makabritetesh që prodhon ligjërimi e çartur i opozitës, ata e dinë se mjafton një telefonatë nga larg dhe tragjedia e parashikuar kthehet në komedi, drama kthehet në estradë dhe aktorët e roleve tragjike do të vihen të këndojnë himnin kombëtar në mënyrë të tillë që shqiptarët të mendojnë të gjejnë një himn tjetër mjaft që ai të mos përdoret në fund të mitingjeve.(satirë)

Next Post
Makina përplaset me shtyllën, vdes 23-vjeçarja

Makina përplaset me shtyllën, vdes 23-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In