• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria është një demokraci adoleshente”/ Rama për ‘Financial Times’: Po rritet dhe do ta arrijë pjekurinë shpejt!

by
13/05/2021 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama thotë se ai është prova se vendi i tij, Shqipëria, po përparon drejt anëtarësimit në BE.

Duke folur në një intervistë për Valerie Hopkins të ”Financial Times”, Rama tha se zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i dhanë atij një mandat të tretë si kryeministër, treguan se vendi, pasi rrëzoi një nga regjimet komuniste më diktatoriale, pas tri dekadave po përqafonte stabilitetin.

“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por ajo po rritet dhe do ta arrijë pjekurinë për një kohë të shkurtër”, thotë ai.

Partia e Ramës fitoi 74 nga 140 vende në parlament. Por, analistët thonë se rezultati tregon për një shoqëri ende të polarizuar, që po përpiqet për të kapërcyer paralizën politike që ka pllakosur vendin gjatë katër viteve të fundit.

Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të shoqëruara nga dhuna. Në dekadën e kaluar, qendra votimi janë sulmuar dhe fletë votimi janë djegur, shtuar edhe disa incidente fatale.

Partitë e opozitës bojkotuan zgjedhjet lokale të 2019 dhe refuzuan të marrin pjesë në parlament, duke bërë që mbështetësit perëndimorë të Shqipërisë, BE dhe SHBA të ndërmjetësojnë për një kompromis përpara votimit të muajit të kaluar.

Ata negociuan me premtimin për të kryer reformën zgjedhore – një kërkesë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Zgjedhjet ishin më të qeta, por kundërshtarët politikë kanë denoncuar blerjen dhe kërcënimin e votuesve. Vëzhguesit nga OSBE thanë se, ndërsa sondazhet ishin kryesisht të drejta, “partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme nga ky pushtet, përfshirë kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative”.

Një mbështetës i Partisë Socialiste u vra gjatë trazirave në qytetin e Elbasanit. Ato u përshkallëzuan pasi presidenti Ilir Meta, themeluesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), akuzoi Ramën për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që “kishte rrëmbyer të gjitha fuqitë dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke… mënjanuar të gjithë llogaridhënien “.

Rama hodhi poshtë ankesat e opozitës për parregullsitë zgjedhore dhe kapjen e shtetit.

“Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës, ankohen për mungesë lirie”, deklaroi ai.

Ai tha se ky refuzim për t’u përfshirë në institucionet politike ishte arsyeja për performancën e dobët të Partisë Demokratike (PD) dhe LSI. PD rriti votat e saj në dëm të LSI.

“Opozita ka humbur betejën e pestë radhazi – tri zgjedhje parlamentare dhe dy lokale – sepse ajo kurrë nuk u bë një humbëse e mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh”, thotë ai.

“Shumë votues mendojnë se është e papranueshme për opozitën të luftojë për demokraci, vlera dhe tregje të hapura, kur nuk merr pjesë në zgjedhje”, thotë Gentiola Madhi, një bashkëpunëtore kërkimore në OBC Transeuropa, një think-tank i përqendruar në EJL.

Rama thotë se tani është më i përqendruar në zbatimin e një plani zhvillimi prej 10 miliardë eurosh me fokus turizmin.

Kjo do të përfshijë një projekt të një autostrade bregdetare, një port turistik prej 2 miliardë eurosh në qytetin e Durrësit, më i madhi në historinë e vendit, i zhvilluar nga grupi Emaar, ndërtuesi i rrokaqiellit Burj Khalifa dhe ”Dubai Mall”.

Rama i konsideroi dy “non-papers”, të rrjedhura kohët e fundit nga BE, mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit si “një mungesë vizioni”. E para, që doli në dritë muajin e kaluar përpara presidencës së radhës së Sllovenisë në BE, bënte thirrje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. E dyta bënte fjalë për lëshimet që Kosova mund të bënte për të marrë njohjen nga Serbia.

“Kjo tregon një dobësi brenda vetes, një mungesë vizioni koheziv në lidhje me zgjerimin dhe mungesë të një procesi të qëndrueshëm për ta zbatuar atë”, thekson Rama.

Megjithëse më shumë se 100 vende e njohin Kosovën, fuqitë e mëdha përfshirë Rusinë, Kinën dhe pesë anëtare të BE nuk e njohin. Që nga viti 2011, Brukseli ka ndërmjetësuar negociata të pafrytshme midis Serbisë dhe Kosovës. Në mars, Kosova zgjodhi Albin Kurtin, një aktivist antikorrupsion, që mbështet bashkimin me Shqipërinë, si kryeministër.

Shqipëria është grupuar me Maqedoninë fqinje të Veriut në përparimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Por, një mosmarrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, një anëtare e BE-së, mbi njohjen e gjuhës ka penguar procesin. Javën e kaluar BE sinjalizoi se Shqipëria mund të ecte e vetme përpara pa Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se anëtarësimi mbetej tërheqës pavarësisht shqetësimeve të BE gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015 dhe pandemisë.

“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga një amnezi për atë se kush janë dhe cili është qëllimi i ekzistencës së tyre”, thotë Rama.

“BE është forca më e madhe e mirë që njerëzimi ka krijuar dhe shpresoj të shërohet shpejt sepse pa të bota do të ishte një vend shumë më i keq”, përfundon Rama./ b.h

Next Post
Gazetari: Mediu ishte një vegël e familjes Berisha, ja çfarë ndodhi pas shpërthimit të Gërdecit

Gazetari: Mediu ishte një vegël e familjes Berisha, ja çfarë ndodhi pas shpërthimit të Gërdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In