• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë ‘blockchain’”/ Mediat e huaja: Ligjit për kriptomonedhat, më i kompletuari në BE

by Java News
06/06/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia “blockchain” dhe kriptomonedhat cilësohen sot si revolucioni i Shekullit XXI, teksa në shumë shtete të botës përdorimi i tyre shihet si një trend pozitiv. Në fund të muajit Maj, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

Madje, ky ligj, i miratuar nga Parlamenti shqiptar, ka ngjallur një interes të madh në komunitetin ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe të apasionuarve pas teknologjisë “blockchain”. Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që mbulojnë fushën e kriptomonedhave, e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive nismën ligjore të Shqipërisë.

Cointelegraph, zëri më serioz në median ndërkombëtare, që mbulon sektorin e kritomonedhave, i bën jehonë miratimit të ligjit shqiptar dhe shkruan në faqen e saj se Shqipëria ka miratuar ligjin më të kompletuar në Europë për kriptomonedhat. Në artikullin e saj, Cointelegraph ndalet gjithashtu në disa aspekte të rëndësishme të ligjit, siç janë rregullimi tërësor i të gjitha llojeve të aseteve virtuale, por gjithashtu edhe tek adresimi i rreziqeve të skemave mashtruese, si dhe parandalimit të pastrimit të parave, për të cilat shprehet se “ligji në fjalë i adreson në mënyrë të përshtatshme, duke parashikuar monitorim të rreptë dhe gjoba të rënda”.

Një tjetër media e rëndësishme në këtë fushë, CoinGeek, thotë se me këtë ligj, Shqipëria synon të kthehet në një “Hub” (epiqendër) Europian të kriptomonedhave dhe teknologjisë “blockchain” në tërësi. Masat e parashikuara në ligj për adresimin e risqeve që vijnë nga përdorimi i këtyre monedhave virtuale, vlerësohen në mënyrë pozitive edhe nga CoinGeek.

Finance Magnates, një medium ndërkombëtar që mbulon çështje financiare, kryesisht të lidhura me tregtinë e titujve, shkruan se të paturit e një mjedisi rregullator të qartë dhe të sigurt do ta bëjë Shqipërinë mjaft tërheqëse në thithjen e investimeve në këtë sektor, dhe kësisoj mund ta shndërrojë atë në epiqendrën e re Europiane të kriptomonedhave.

Më tej, BitFinance shkruan se përmes kësaj pakete ligjore, Shqipëria shndërrohet në vendin me rregullimin më gjithëpërfshirës të kriptomonedhave në të gjithë globin.

Por, ligji shqiptar duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve përtej Adriatikut. Affari Italiani, një nga të përditshmet më të vjetra online të Italisë, shkruan se me këtë ligj Shqipëria është shndërruar në kryeqendrën Europiane të teknologjisë “blockchain” dhe i bën thirrje autoriteteve italiane ta konsiderojnë zbatimin e nje rregullimi ligjor të ngjashëm, në mënyrë që të përftojnë të gjitha benefitet që rrjedhin prej kësaj teknologjie.

Që prej lindjes së Bitcoin në vitin 2009, monedha e parë virtuale e krijuar në “blockchain”, kriptomonedhat janë kthyer në një fenomen global, duke u përqafuar shpejt nga miliona njerëz./ TemA

Next Post
Është edhe më e pistë sesa duket

Është edhe më e pistë sesa duket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 14 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In