• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, e pesta në “Junior Eurovision Song Contest”

by A R
22/11/2015 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-pjesëmarrës i Eurovision-it si mikpritës, 17 vende pjesëmarrëse, dy prej tyre për herë të parë, 12 pikë i mori San Marino dhe Malta fituese për të dytën herë në tri vjet. Kjo është një përmbledhje e asaj që ofroi edicioni i sivjetmë i garës “Junior Eurovision Song Contest”.

Orët e fundit është mbajtur gara “Junior Eurovision Song Contest”. Në total morën pjesë 17 shtete – numri më i madh i pjesëmarrësve në një periudhë goxha të gjatë. Në këtë garë u përfshinë për herë të parë dy vende debutuese, Australia dhe Irlanda ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia u rikthyen pas një pushimi.

Gara u mbajt në Sofje të Bullgarisë, ndërsa për ta udhëhequr shoun u angazhua një emër i njohur i përcjellësve të Eurovisionit, Poli Genova, e cila përfaqësoi Bullgarinë në “Eurovision Song Contest” më 2011, raporton Koha.net. Sikurse në “Eurovision Song Contest”, edhe në këtë garë të të rinjve gjysma e rezultatit vjen nga juria dhe nga televotimi për të arritur deri tek rezultati final.

Malta mori 12 pikët e para qysh në televotimin e parë dhe kështu mbajti kryesimin që nga fillimi, kryesim që ia dolën ta mbajnë dhe përfunduan duke fituar para Armenisë që u radhitën në të dytin dhe Sllovenisë në të tretin.

Vlen të theksohet se Shqipëria, e cila u paraqit me Mishela Rapon me këngën “Dambaje”, në këtë garë zuri vendin e pestë me 93 pikë të tubuara, pothuajse sa gjysma e këngës fituese (Malta pati 185 pikë). Gjatë votimit, edhe San Marino ia doli që të fitonte 12 pikë që ishte edhe 12 pikëshi i parë për ta që u janë dhënë ndonjëherë në ndonjë ngjarje të Eurovisionit.

Lista e plotë e fituesve:

Malta 185 pikë

Armenia 176 pikë

Sllovenia 112 pikë

Bjellorusia 105 pikë

Shqipëria 93 pikë

Rusia 80 pikë

Serbia 79 pikë

Australia 64 pikë

Bullgaria 62 pikë

Gjeorgjia 51 pikë

Ukraina 38 pikë

Irlanda 36 pikë

Mali i Zi 36 pikë

San Marino 36 pikë

Holanda 35 pikë

Italia 35 pikë

Maqedonia 26 pikë

Next Post

Serbia zbaton planin e Millosheviçit në Luginë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In