• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria e para në rajon për lirinë e tregtisë, Ekonomi: Tregues që shërben në rritjen ekonomike

by A R
03/12/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë e klasifikoi Shqipërinë si vendin e 13 në botë për nga lehtësia e të bërit tregti me jashtë. Renditja u bë publike në indeksin e lirisë tregtare.

“Sipas këtij indeksi Shqipëria arrin në vendin e parë në rajon dhe krahasuar me vitin e kaluar jemi përmirësuar me 20 pozicione. Ky është një tregues shumë domethënës që ndikon në rritjen e  shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Sipas indeksit, gati gjysma e importeve në Shqipëri janë të përjashtuar nga tarifat doganore, ndërsa pjesa tjetër paguajnë taksa të ulëta. Paralelisht vendi ka procedura të thjeshta administrative, veçanërisht për shkëmbimet tregtare me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit.

“Shqipëria po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jotariforeve dhe thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave doganore. Shqipëria si vend antar i CEFTA-s  zbaton me përpikmëri protokollet e tregtisë së lirë”, shtoi Ekonomi raporton tch.

Por edhe pse është një nga vendet me ambientin më miqësor për tregtinë, Shqipëria ka shkëmbimet më të ulëta tregtare në rajon. Sipas Bankës Botërore vitin e kaluar shkëmbimet tregtare të Shqipërisë ishin sa 54 përqind e Prodhimit Kombëtar nga 66 përqind që është mesatarja e Bashkimit Europian./a.m.

Next Post
OKB: Plot 380 mijë refugjatë afganë janë kthyer në shtëpitë e tyre

OKB: Plot 380 mijë refugjatë afganë janë kthyer në shtëpitë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com