• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria e para në rajon, del shifra se përqind e shqiptarëve janë pronarë shtëpish

by Java News
20/06/2019 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë pronare të shtëpive ku jetojnë në Europë. Ndërsa në rajon ajo qëndron e para. Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Krahasuar me vendet e rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përqindja e familjeve shqiptare që kanë shtëpinë e tyre në pronësi është më e lartë.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 88.7% zotërojnë shtëpinë, ndërsa në Serbi 82%, sipas Eurostat. Turqia, një tjetër vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët të familjeve që zotërojnë shtëpinë ku jetojnë me 59.1%.

Duke analizuar të dhënat e publikuar nga Eurostat kuptojmë se përqindjen më të lartë të pronarëve të shtëpive e kanë vendet lindore dhe ish-komuniste (shiko grafikun). Në vendet ish-komuniste përqindja e familjeve që zotërojnë shtëpinë varion nga 78.5% në vende si Çekia në gati 83% në Bullgari, apo 89.7% në Lituani.

Vendet me përqindjen më të ulët

Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë edhe pronarë të shtëpive ku jetojnë. Sipas të dhënave të Eurostat më pak se gjysma (41.3%) e familjeve janë pronarë tështëpive të tyre. Pas sa saj renditet Gjermania me 51.4%, Austria me 55%, Danimarka me 62.2%, Franca me 64.4%, Mbretëria e Bashkuar me 65% dhe Suedia me 65.2%.

Të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë një përqindje më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 69.3%, shkruan ‘monitor’.

Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve që kanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë është përkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.

Çmimet e shtëpive 15% më të larta

Prej 2010-s Eurostat përllogarit se çmimet e shtëpive u rriten me 15%, ndërsa në Eurozonë me 11%. Rritja më e madhe është vënë re në Estoni, Letoni, Austri, Suedi dhe Luksemburg raporton Eurostat.

Por jo në të gjitha vendet e BE-së çmimet e shtëpive kanë qenë në rritje. Italia, Spanja dhe Qipro shënuan rënie të çmimit për të njëjtën periudhë. Rënia më e madhe u regjistrua në Itali me një ulje prej 17%./monitor

g.kosovari

Next Post
Dokumentet/ Protestat e PD në ’97, Berisha dhe Genc nuk iu bindën policisë për të ndaluar, thyen postbllokun

Dokumentet/ Protestat e PD në ’97, Berisha dhe Genc nuk iu bindën policisë për të ndaluar, thyen postbllokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In