• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e para në botë për kafenetë, por dhe ky biznes…

by Java News
25/02/2019 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse e gjithë popullsia ulet njëkohësisht në bar-kafetë dhe restorantet që ndodhen në gjithë vendin, ato mund të akomodojnë gati 660 mijë persona, ose një të katërtën e popullsisë.

Jo më kot, Shqipëria rezulton një nga vendet që ka numrin më të lartë të bar kafeneve në botë për sa i përket numrit të popullsisë, duke u krahasuar me Spanjën.

Por edhe ky biznes duket se po shkon drejt maturimit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se për herë të parë në 2017-n, numri i bar-kafeneve ka ardhur në rënie. Në vend kishte gjithsej 14,217 bar-kafe, duke u ulur me 4%, ose në vlerë absolute kishte 602 bar-kafe më pak në vend. Kjo rënie shënohet për herë të parë që nga viti 2009, kur INSTAT raporton të dhënat. Në atë kohë në vend kishte vetëm rreth 8,600 bar-kafe, por numri i tyre u rrit me shpejtësi vit pas viti, duke arritur rekordin në 2016-n, me 14,820 të tilla, për të rënë vitin e mëpasshëm.

Në të kundërt, restorantet kanë rezistuar. Numri i tyre vijoi rritjen në 2017-n, duke arritur në 4,097, ose 131 më shumë, pas tkurrjes që kishte shënuar vitin e mëparshëm.

Në total, numri i vendeve në bare e restorante ra me 10% në 2017-n, në raport me vitin e mëparshëm.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Nga rreth 107 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17% të tyre. Ndërsa “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kishte rreth 54 mijë të punësuar në 2017-n, ose rreth 13% të totalit, duke qenë sektori i tretë më i madh punësues, pas tregtisë me pakicë dhe shërbimeve.

Por tashmë të hapësh një bar-kafe duhet të mendohesh mirë. Konkurrenca është shtuar dhe nga linjat e bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës, duke tërhequr klientëlën nga lokalet tradicionale të lagjeve.

Rekord në botë për kafenetë në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 640 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 156 banorë. Në krahasim me 2016-n ka një rënie të lehtë të treguesit, për shkak të mbylljes së 600 bar-kafeneve.

Në vitin 2016, Shqipëria ia kalon edhe Spanjës për këtë tregues, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj./Monitor

grafik.pnginstat-300x236.png

 

 

Next Post
Veliaj do të rikandidojë për bashkinë e Tiranës? Gjylameti: Këtë do e përcaktojë…

Veliaj do të rikandidojë për bashkinë e Tiranës? Gjylameti: Këtë do e përcaktojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

June 30, 2026
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In