• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e ka humbur dy herë lirinë nga drejtësia

by Mero Baze
04/08/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama reagoi në mënyrë të përmbajtur ndaj kritikave për një sërë nenesh të project kodit të ri që, më në fund, u pranua se është një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe që janë “rrjedhur” në publik pikërisht për të ngjallur debate.

Në të vërtetë, kur një ligj kaq i rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi i raporteve mes shtetit dhe individit, hidhet në konsultim publik, kërkon një solemnitet, nuk ka pse të “rrëshqasë pa dashje Ulsiut”, siç mund ti shpëtojë ndonjë gjë e sikletshme kur i bërtit dikush në mbledhjet e qeverisë.

Mund të bëhej në mënyrë më serioze edhe pse përmbajtja është thellësisht jo serioze, të paktën ato nene që janë bërë publike. E vetmja gjë serioze që kam parë deri tani është ky neni për dekriminalizimin e shpërdorimit të detyrës nga nëpunësit e shtetit.

Pra, një nismë kaq serioze meriton të ballafaqohet me seriozitet me publikun, pasi, e thënë kështu që “ne e lamë ta lexonit”, duket sikur është bërë për të mbushur boshllëkun e lajmeve të gushtit dhe të merren me Ulsiun.

Tani, pas këtij sqarimi, së paku jemi të qetë që nisma është serioze dhe do të kalojë në filtrin e Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera të drejtësisë në vend, dhe natyrisht edhe në syrin e publikut.

Edhe në fillim të këtij debati e kam thënë që nuk është shqetësuese se mund të miratohet një Kod në ilegalitet nëse duam të hyjmë në BE, por është e sikletshme të demonstrojmë kaq shumë paaftësi dhe mungesë orientimi të ekspertëve tanë, duke dëshmuar nivel të ulët profesional.

Shqipëria është një vend muze ku gjithë bota mund të mësojë se nga çfarë rrezikohet liria, si në diktaturë ashtu edhe në demokraci. Ky është vendi ku liria ishte e kufizuar me ligj dhe ligji zbatohej fatkeqësisht me përpikmëri në diktaturë, dhe sot është një vend ku liria garantohet me ligj dhe ligji shkelet në mes të ditës nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij vendi.

Pra, ne kemi përjetuar të dyja format e humbjes së lirisë: edhe atë të diktaturës, edhe atë të lirisë. Në diktaturë e kemi humbur lirinë me ligj dhe falë zbatimit të tij “korrekt”, kurse në demokraci e kemi humbur lirinë pasi e kemi garantuar me ligj, duke mos e zbatuar atë.

Ndaj dhe debati për këtë çështje është kaq i ndjeshëm, pasi ky Kodi i Ulsiut është një përzierje e dy historive fatkeqe, pasi ky mirë që është në krye të një drejtësie që shkel ligje, por tani do të na bëjë edhe një ligj të keq. Kjo është e tepërt. Dhe ishte e mirë ajo këshilla që dha kryeministri, se kush merret me këtë Kodin nuk duhet të rrijë në diell. Ulsiu duhet futur urgjent brenda.

Next Post
Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

"Unë e ndalova!", Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Comments 1

  1. Fis Lisi says:
    1 year ago

    Ulsi Manja, është “tallbythësi i mbretit, apo gaztori” siç i thonë, që duke qënë idiot e debil 24 karat, vë buzën në gaz kur nuk di çtë thotë, për tu dukur qytetar dhe modern, për të mbuluar defiçencën katundare që mbart nga vëndlindja dhe mungesën e kulturës si formim.
    Për këtë, luan edhe rolin e debilit, për të mbuluar idiotin në personalitet.
    Duke qenë i tillë, asnjë nuk e merr seriozisht, mbasi vetëm skuthllëqe, thashetheme dhe intriga duke çuar e duke sjellë thashetheme, mundohet të justifikojë karriken e ministrit, që edhe vetë është habitur dhe shokuar, kur ka degjuar Ramën që e ka emëruar.
    Rama prandaj e ka vënë, për ta diskredituar dhe për të thënë në opinion publik shikoni me ç’monstra jam i rrethuar.
    Dhe ka të drejtë.
    Njerëz pa personalitet dhe idiotë të lindur e rrethojnë, sigurisht me miratimin e tijë (Ramës) sepse kështu i intereson për momentin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In