• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, e 18-a me borxhin më të lartë në Europë

by
24/07/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i ulët i konkurrueshmërisë e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, përsa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin…

Greqia është shteti me borxhin më të lartë në Europë në 168.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në krahsim me 177,1% në tremujorin e fundit të 2014, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

E dyta është Italia, me një nivel borxhi publik që është rritur në 135,1% në tremujorin e katërt. Shteti i tretë me borxh më të lartë është Portugalia, me 129,6%.

Eurostat ka publikuar listën vetëm për 28 shtetet kandidate të BE-së, ndërsa Monitor, duke përdorur burime të tera të të dhënave (Raportin e Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potenciale kandidate, përfshirë Shqipërinë; dhe tradingeconomist për shtetet e tjera të mbetura të Europës, përfshirë ato interkontinentale) ka hartuar renditjen e gjithë shteteve të Europës përsa i përket treguesit të borxhit publik në raport me PBB për tremujorin e parë 2015.

Nga renditjen totale në Europë, Shqipëria është e 18-a në listën e shteteve për treguesin e borxhit ndaj PBB, nga 45 në total (janë përjashtuar nga renditja shtetet e vogla monarki), me një nivel borxhi prej rreth 70% të PBB-së (shiko tabelën).

Por, ndërsa është në mesin e Europës përsa i përket borxhit, ajo është në fund të Europës përsa i përket konkurrueshmërisë (niveli i 97 në renditje globale dhe i fundit në Europë, me përjashtim të tre shteteve që nuk i matet ky tregues). Ky nivel i ulët konkurrueshmërie nuk i lejon Shqipërisë të rritet me ritme të shpejta, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të reduktuar madhësinë e borxhit në afatin e gjatë (autoritetet shqiptare kanë pranuar se një rritje reale mbi 4% është e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë). Kjo e vë Shqipërinë në raporte mjaft të pafavorshme në raport me gjithë shtetet e tjera europiane, përsa i përket aftësisë për të shlyer dhe ulur borxhin.

Një raport i Komisionit Europian pak ditë më parë paralajmëronte se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim i rëndësishëm i rrezikut makroekonomik, por rregullimet fiskale pritet ta ulin atë. Niveli i borxhit të Shqipërisë, në më shumë se 70% të PBB-së, ekspozon vendin ndaj rrezikut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative. Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset. Ulja e rrezikshmërisë së perceptuar ndaj atyre që mbajnë borxhin e qeverisë mund të kenë impakt pozitiv në ekonominë reale. Megjithatë, rreziqet janë përkeqësuar nga fakti se gati gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, duke rezultuar në nevojën për rifinancimin vjetor të borxhit me një shumë gati sa 20% e PBB-së, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të investitorëve kryesisht nga bankat vendase. Për më tepër, edhe pse një pjesë e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, e cila arrin në 29.1% të PBB-së dhe është me kushte lehtësuese përbën rrezik nga ndryshimi i normave të interesit, paralajmëron KE.

Borxhi më i ulët në Estoni e Kosovë

Shtetet me nivelet më të të ulëta të borxhit janë Estonia (anëtar i BE-së), me një nivel prej 10.5% të PBB-së dhe Kosova me 10.6% të PBB-së. Nivel të ulët të borxhit kanë dhe shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, të cilat kanë avantazhin e burimeve të mëdha të pasurive natyrore, si nafta dhe gazi./Monitor/

tab

Next Post

Enca është e "shëndoshë" dhe s'ka problem ta tregojë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com