• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria duhet t’i faktorizojë shqiptarët si garantë të perëndimit në rajon

by Mero Baze
27/08/2024 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje nga qeveria e Kosovës për të krijuar një dualizëm mbi ndikimin që duhet të ketë Shqipëria nga një anë dhe Kosova së fundmi, mbi shqiptarët e tjerë në rajon, ata që jetojnë në Preshevë dhe Bujanovc në Serbi, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata në Maqedoni.

Madje para disa kohësh, Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes zonjës Gërvalla, i ka tërhequr vërejtje ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë se Shqipëria po regjistron si diasporë, shqiptarë nga Presheva, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, pasi sipas logjikës së saj, ata janë vazhdimësi e shqiptarëve të ish-Jugosllavisë dhe duhet të kenë shtet amë Kosovën.

E vërteta është se shqiptarët në rajon janë të orientuar drejtuar shtetit të Shqipërisë, pasi atë kanë si identitet kombëtar. Madje derisa para se të bëhej kryeministër shqiptar ishte dhe Albin Kurti, pasi në emër të atij identiteti refuzonte shtetin e ri të Kosovës, flamurin dhe simbolet e tij.

Problemi që ka Shqipëria dhe konkretisht qeverisja e Edi Ramës me shqiptarët në rajon, përjashto Kosovën se ajo shtet i pavarur, është se ai nuk është përpjekur të ndikojë në vendimet politike të tyre, dhe është marrë vetëm me gjeste simbolike ndihmash, sic janë libra shqip, ndonjë rindërtim shkolle apo spitali dhe asgjë më shumë.

Ndryshe nga Edi Rama, Albin Kurti katër vitet e fundit, është përfshirë në mënyrë kapilare në jetën politike të shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi duke ndikuar në lidershipin shqiptar aty.

Falë Albin Kurtit, ne kemi sot një qeveri nacionaliste në Maqedoni, me një koalicion shqiptar që janë kukulla të tij, vetëm se Albin Kurti i donte dhe kukulla të veta.

Në Preshevë po ashtu ai ndikoi të zgjidhte kryetare komune këshilltaren e tij, dhe në vendlindjen e tij në Mal të Zi, sa herë nuk ja del dot, shton nga një parti të re.

Edi Rama natyrisht që bën mirë që nuk përfshihet në jetën politike dhe organizmin politik të shqiptarëve në Maqedoni Preshevë dhe Mal të Zi, por Shqipëria duhet të ketë gjithnjë një qëndrim politik ndaj situatave atje për ti orientuar shqiptarët se si të bëhen faktor politik properendimor.

Fjala vjen më 2017 në Maqedoni, Shqipëria u bë faktor vendimtar për fuqizimin e shqiptarëve, pasi i bashkoi ata në Tiranë kundër Gruevskit, me kërkese të kancelarive perëndimore, dhe SHBA. Krejt e kundërta e asaj që bëri Albin Kurti dy muaj më parë në Maqedoninë e Veriut, që i përçau dhe i ktheu në kukulla të ish-partisë së Gruevskit, që tani është ne vijen e parë kundër Perendimit.

Po ashtu në Preshevë dhe Mal të Zi, objektivi i Shqipërisë duhe të jetë se si shqiptarët e përçare të jenë sa më të bashkuar për të qenë faktorë politikë pro perëndimit në shtetin ku jetojnë, ku çdo politikë antiperëndimore është automatikisht persekutim për shqiptarët.

Për fat sot shqiptarët janë të lirë kudo në Ballkan, dhe kanë ato problematika që kanë dhe qytetarët e shteteve ku jetojnë.

Për këtë arsye është e rëndësishme që Shqipëria të jetë e vëmendshme deri në detaje dhe burimeve njerëzore që të ketë mundësi të ndikojë që shqiptarët të mos defaktorizohen. Dhe kjo padyshim bëhet përmes ambasadorëve të saj në këto tre shtete, të cilët nuk duhet dhe mos të jenë vende për qoka politike dhe njerëzore por personalitete me autoritet mbi shqiptarët.

Mjafton të kemi shembullin e Greqisë, e cila ka një strukturë të tërë diplomatike që merret me pakicën greke në Shqipëri dhe që ambasadori grek, merret me detaje me çdo grek të Shqipërisë të përfshirë në politikë. Madje ka përdorur dhe kartën e “non grata” për ata që e pengonin. Kjo për ta është e rëndësishme për të ruajtur orientimin e tyre nga shteti amë- Greqia.

Shqipëria nuk ka pse ta lëshojë këtë fushëbetejë, duke u kufizuar vetëm në gjeste solidariteti dhe bamirësie.

Ndryshe nga Albin Kurti, i cili kërkon të ketë ndikim politik tek shqiptarët në rajon, pasi do të tu tregojë perëndimorëve se mund tu hapë telashe dhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Serbi, siç bënte Berisha më 1994 në Maqedoni dhe 1997 në Kosovë, Shqipëria duhet ta bëjë këtë si detyrë për ti kthyer shqiptarët në faktorë politikë që të diktojnë frymën perëndimore në këto tre shtete.

Krye arsyeja është se nëse shqiptarët nuk jetojnë në shtete demokratike properëndimore, janë të humburit e mëdhenj të Ballkanit, pasi do të jenë viktima të nacionalizmit dhe frymës autokrate të Lindjes.

Gjithçka që kanë fituar këto dy dekada, shqiptarët i kanë fituar vetëm se Ballkani është bërë më demokratik dhe është ende nën influencën e Perëndimit.

Çdo tendencë tjetër është kundër tyre. Ndaj është detyrë e Shqipërisë t’i fuqizojë si gardian të Perëndimit në Ballkan.

Next Post
Ministri i Mbrojtjes në uzinën e armëve në Gramsh: Do rikthejmë edhe kombinatin e Poliçanit

Ministri i Mbrojtjes në uzinën e armëve në Gramsh: Do rikthejmë edhe kombinatin e Poliçanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Heshtje e të nëpërkëmburve

August 10, 2026
Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

August 10, 2026
Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

August 10, 2026
FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

August 10, 2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com