• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria duhet mbajtur larg krizave turke

by Mero Baze
19/10/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Qeveria shqiptare po bën kujdes që të bëhet e dukshme distanca mes kërkesave politike të qeverisë turke lidhur me ekstradimimin e disa qytetarëve turq në Shqipëri, të akuzuar si të përfshirë në të ashtu-quajturin “grusht shteti” në Turqi dy vjet më parë, si përkrahës të klerikut Gulen, dhe po ashtu të parandalojë ndonjë kërkesë publike për shkarkimin e kryetarit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, si person i padëshiruar nga Ankaraja zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű, i cili dukej qe mezi priste përgjigjet e pyetjeve të porositura, mund të mos jetë ndarë i kënaqur, por kjo situatë tregon shumë mbi rëndësinë që shteti shqiptar, duhet t’i japë mbrojtjes së identitetit të tij nga manirat e shteteve që kanë shqetësime të tyre, shqetësimet personale të udhëheqësve të tyre.

Ky është dhe problemi serioz që kanë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, në këto momente.

Turqia është vendi me investime më të mëdha në Shqipëri. Shumë prej tyre janë në sektorë strategjikë, si Banka, Telekom, miniera, energjitikë, metalurgji etj.

Falë raporteve personale të kryeministrit Edi Rama me presidentin Erdogan, po negociohet ndërtimi i një aeroporti turistik në Vlorë, ndërkohë që filloi fluturimet një kompani avionësh shqiptaro- turke me flamur shqiptar, por ende e pakoladuar për tregun perëndimor.

Problem i këtyre investimeve, është se vijnë nga një rreth i ngushtë biznesmenësh të presidentit Erdogan, dhe nuk janë investime të fituara nga konkurrenca në një treg të hapur, por janë investime të negociuara. Si të tilla, ato mund të kthehen në problem, në rast destabiliteti politik në Turqi, pasi janë shumë të ekspozuara politikisht me Erdoganin, një autokrat i cili mund të përballet me probleme në të ardhmen, me pushtetin e tij.

Dhe kjo rrezikon të eksportojë krizat e Turqisë në Shqipëri.

Ndaj, për të shmangur këtë, në dy gjëra duhet të jemi tërërisht të qartë.

E para, ekstradimi i të ashtuquajturëve “gulenistë” duhet të respektojë pikë më pikë kriteret me të cilin një shtet i Bashkimit Europianë duhet të sillej në rrethana të njëjta.

Askush në Europë apo SHBA, ende nuk i ka klasifikuar këto personazhe të kërkuara për arsye politike, si të përshtashëm për t’u ekstraduar.

Ajo që Kosova bëri me ekstradimin e tyre, ishte një skandal i madh politik, dhe një zell mercenarësh që arritën të çojnë dhe dikë që nuk e kërkonin, vetëm t’i binin në sy Erdoganit.

Dhe kur erdhi puna tek “Babalja”, një mashtrues i rëndomtë nga Vlora, i përfshirë në një skandal politik në Shqipëri, nuk e ekstraduan, jo se respektojnë kriteret, por për shkak të raporteve politike që kanë me miqtë e “Babales” në Tiranë.

Shqipëria nuk duhet të bëjë gabimet e Kosovës në këtë pikë, dhe duhet të injorojë çdo kërkesë personale për ekstradime politike, pasi ai është kriter që ndan një vend perëndimor nga një sulltanat.

E dyta, ka të bëjë me përpjekjen e Turqisë për të komanduar Komunitetin Mysliman në Shqipëri, ose për të dhënë pëlqimin për kryetarin e saj, meqë ka financuar Xhaminë e Namazgjasë.

Kjo përpjekje, që një shtet i huaj të ketë në dorë drejtimin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, është një luks që Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi nuk ja lejojnë as shtetit shqiptar, ku feja është e ndarë nga shteti.

Por mbi të gjitha, është problem i seriozitetit të shtetit shqiptar, që nuk mund të ekspozojë institucionet fetare në varësi të halleve të brendshme të Turqisë.

Në kujtimet e tij për fillimet e shtetit shqiptar, Mehdi Frashëri kujton një rast, kur në cilësinë e këshllitarit të Princ Vidit, kishte marrë përsipër t’i çonte atij përfaqësuesit e klerit katolik nga Shkodra, dhe ata të komunitetit mysliman po nga Shkodra, për t’ia njohur kurorën e Shqipërisë.

Siç e përshkruan jo pa ironi Mehdi Frashër, Imzot Bumçi i kërkoi kohë nja dy javë, sa t’i vinte një përgjigje nga Austria, ndërsa kreu i myslimanëve i kërkoi dy javë kohë sa t’i vinte një përgjigje nga Stambolli.

Vetëm nga Shkodra nuk pritej ndonjë përgjigje d.m.th, ndërkohë që bëhej fjalë për vullnetin e qytetarëve të Shkodrës për të njohur autoritetin e Princit që na kishin dërguar për të bërë shtet.

Kjo histori po rikthehet në këtë pikë, pasi në vitin 2018, duhet të kemi miratimin e Sulltanit për kreun e Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Kjo është shenja e parë që investimet e ekspozuara politikisht në Shqipëri, nuk i shërbejnë miqësisë mes dy vendeve.

Ato në një moment të caktuar mund të kthehen në burim armiqësie të panevojshëm mes dy vendeve, ndaj nuk duhet pranuar. Dhe në këtë rast, duhet parë me seriozitet deri dhe kthimi mbrapsht i ndihmës financiare për xhaminë, nëse ajo kushtëzohet me ndërhyrje të tilla politike.

Pasi nesër mund të vijë një udhëheqës tjetër në Turqi, që kërkon të heqë këtë që ka vënë Erdogani e të vëjë dikë që do ai, se na kanë dhënë lekë për xhaminë.

Shteti apo institucionet fetare nuk janë llaç e tulla, që mund t’i jepen paguesit më të parë. Aq më tepër dikujt që i duhen për hallin e tij.

Shqipëria duhet t’u qëndrojë larg krizave të brendshme të Turqisë, dhe aq më pak të ndërtojë politika zhvillimi bazuar në to.

Next Post
VIDEO/ Femra vrapon pas parasë, djali e turpëron publikisht

VIDEO/ Femra vrapon pas parasë, djali e turpëron publikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In