• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin, hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE

by E B
10/07/2026 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme u prezantuan dhe u miratuan 3 projektligje me në fokus biznesin, që janë në përputhje plotësisht me direktivat e BE-së, dhe që vijnë si domosdoshmëri për procesin e anëtarësimit, pjesë e Kapitullit 6.

Projektligji “Për Statutin e Shoqërive Evropiane” mori dritën jeshile në Komision dhe sipas zëvendësministrit për Ekonominë Enkelejd Musabelliu i hap rrugën bizneseve shqiptare që në partneritet me kompani nga vende të BE-së të krijojnë ‘shoqëri evropiane’, dhe të operojnë në të gjitha shtetet e BE-së pa qenë nevoja për të krijuar filiale në shtetet ku punojnë.

“U mundëson kompanive të operojnë me një identitet të vetëm juridik në tregun evropian. Shoqëria evropiane nuk është një lloj i ri i biznesi dhe as nuk zëvendëson shoqëritë aksionare ekzistuese, ajo është një shoqëri aksionare me statut evropian e cila u jep kompanive që plotësojnë kushtet, mundësinë që të organizohen sipas një modeli të njohur në të gjithë Bashkimin Evropian. Një kompani shqiptare që operon në sektorin e energjisë ose teknologjisë dhe që bashkëpunon prej vitesh me një kompani italiane dhe një kompani tjetër gjermane, në kushtet aktuale të 3 këto kompani do duhet të funksionojnë sipas legjislacionit të shtetit të vetë, çka e bën dhe bashkëpunimin të vështirë. Me miratimin e këtij projektligji dhe me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, këto 3 kompani mund të regjistrohen së bashku qoftë si holding, në një entit të ri, të njohur si shoqëri evropiane, çka ju mundëson atyre operimin më të lehtë në tregun evropian. Mund të operojnë në disa shtete të Bashkimit Evropian pa pasur nevojë që të hapë degë, përfaqësi apo me radhë në një vend ë në secilin vend ku ajo operon ë askush nuk mund ta detyrojë një aksioner që të tërhiqet si aksioner vetëm sepse ndryshoi selia e shoqërisë”, tha Musabelliu në Komision.

Projektligji tjetër që u miratua ishte “Për grupimet ekonomike me interes evropian”, që gjithashtu në fokus ka lehtësimin e shkëmbimeve ekonomike apo tregtare mes kompanive shqiptare dhe atyre evropiane.

“Disa kompani në disa vende të Bashkimit Evropian që janë pjesë e të njëjtit zinxhir vlere dhe operojnë me prodhimin, lëndën e parë, produktin final apo transportin, logjistikën, distribucionin e këtij produkti, për të thelluar dhe për të forcuar bashkëpunimin mes tyre dhe për ta institucionalizuar këtë bashkëpunim, nuk ka nevojë të krijojnë një shoqëri të re, por mund të krijojnë një grupim ekonomik me interes evropian, i cili nuk ka kosto shtesë për anëtarët, ka një administratë qendrore që koordinon aktivitetin ekonomik të të gjithë kompanive në të gjitha vendet ku operojnë. Ky lloj bashkëpunimi ju mundëson këtyre kompanive ë lehtësira të mëdha në aplikimin dhe tërheqjen e fondeve të Bashkimit Evropian për sektorin privat të cilat nuk kalojnë përmes shteteve anëtare por aplikohet dhe përfitojnë direkt ë nga Komisioni Evropian”, tha zëvendësministri Musabelliu.

Ndërsa nisma e tretë ligjore “Për Shoqëritë Evropiane të Bashkëpunimit” u prezantua nga deputetja e PS, Romina Kuko dhe në fokus ka bashkimin e prodhues

“Pesë apo më shumë persona fizik apo juridikë, të cilët nga të paktën dy shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian bashkohen dhe krijojnë një shoqëri të vetme me një identitet të vetëm juridik të njohur në gjithë tregun e brendshëm. Pra nuk po flasim për dega e njërit brenda degës së tjetrit, por një kontratë bashkëpunimi e përbashkët. E kemi parë të funksionojë si shembull, vitin e kaluar tre shoqëri evropiane bashkëpunimi nga Spanja, Danimarka dhe Belgjika zgjodhën pikërisht këtë formë për të zhvilluar bashkë projekte diellore dhe eolike nëpër Evropë. Secila mbeti sigurisht e pavarur në vendin e vetë, por bashkë fituan”, tha Kuko.

E njëjtë do të jetë edhe formula e bashkëpunimit të shoqërive shqiptare me ato të huaja.

“Një grup prodhuesish të shoqërive të bashkëpunimit apo sipërmarrjes shqiptare mund të bashkohen me partner nga çdo shtet i Bashkimit Evropian dhe të regjistrojnë, shoqërinë e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Mund të kemi për shembull disa prodhues nga Korça mund të bashkohen me prodhues nga Kosturi apo nga qytete të tjera ndërkufitare, secilido të shesë produktin e vetë, por tregu që operojnë është më i gjerë dhe të gjithë ruajnë në të njëjtën kohë edhe autonominë e tyre, por ndërkohë forcojnë pozitat e tyre për të patur një treg më të më të gjerë”, tha Kuko.

Këto nisma do të kalojnë edhe në komisionet e tjera parlamentare dhe më pas do të marrin vulën përfundimtare në seancë në Kuvend.

Next Post
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shumica e maturantëve zgjedhin publikun, shtohen aplikimet tek Ekonomiku e Juridiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

August 26, 2026
Dëgjoje heshtjen!

116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Shkodra ruan ende gjurmët e familjes së shqiptares! Studiuesi zbulon dëshirën e saj më të madhe (VIDEO)

August 26, 2026
Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

Universitetet, Viti Akademik do nisë më 5 tetor, ministrja Kumbaro: Investime për të shtuar hapësirat e modernizuara për student e pedagogë!

August 26, 2026
Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

August 26, 2026
Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

Kroçera “Seabourn Quest” ankorohet në Sarandë, 500 turistë vizitojnë Ksamilin dhe Butrintin dhe “Syrin e Kaltër”

August 26, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” shpërthejnë edhe në Holandë, shënohet viktima e parë, autoritetet dhe OBSH japin alarmin!

August 26, 2026
Riaktivizohet zjarri në malin e “Qafë Helmesit”, era favorizon flakët që po i afrohen fshatit Koçaj! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malin e “Qafë Helmesit”, era favorizon flakët që po i afrohen fshatit Koçaj! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

August 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Ulen tensionet në Hormuz, bie dhe çmimi i naftës për të tretën ditë radhazi, shkon në 86 dollarë për fuçi!

August 26, 2026
Princi Harry dhe Meghan Markle zbarkojnë sot në Britani bashkë me fëmijët, do nisin një jetë të re!

Princi Harry dhe Meghan Markle zbarkojnë sot në Britani bashkë me fëmijët, do nisin një jetë të re!

August 26, 2026
Skuadra po humbte me të në fushë, trajneri e zëvendëson Ronaldon dhe Al Nassr përmbys ndeshjen!

Skuadra po humbte me të në fushë, trajneri e zëvendëson Ronaldon dhe Al Nassr përmbys ndeshjen!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com