• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria drejt hapjes? Në fund të majit vijne avionët e parë me turistë

by A R
04/05/2020 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për Ora News tha se turizmi pritet të hapet për vendasin dhe rajonin në mes të muajit maj dhe për vendet tjera në fund të këtij muaji.

Klosi vuri theksin te përdorimi i masave për mbrojtjen nga virusi. Ndërsa shtoi se hapja do bëhet së pari për pushuesit vendas duke filluar me hapjen e hoteleve bareve dhe pastaj me kompanitë e transportit.

Sipas, Klosit pritet që avioni i parë me turistë të huaj të vijë në fund të muajit maj.

“Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë  kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit. 

Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim çarterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri çartera nga zona pak të prekura, sic janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave.

Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë.

Me hapjen e bareve dhe restoranteve në hapësira të hapura, me vendosjen e rregullave strikte, me lirimin e lëvizjes të paktën të  qytetarëve brenda Shqipërisë dhe pastaj për të parë raportin me kufijtë  unë shpresoj shumë që fundi i këtij muaji do të shënojë çarterin e parë  me turistë të huaj”-tha Klosi.

Ndërsa për turistët e vendeve fqinje, ministri tha se në mes të majit mund të behet hapja e kufijve rajonalë.

“Nëse do të kemi karantinim të nevojshëm është e pamundur të presim turistë sepse ne nuk do ti çojmë që të karantinohen 2 javë dhe pastaj të bëjnë pushime. Kjo është alogjike dhe nuk bëhet fjalë për të pritur turistë të huaj. 

Ajo që duam të përshpejtojmë është që të  fillojmë me turizmin e brendshëm, duke e vënë në funksion transportin e brendshëm publik, duke vënë në përdorim baret, restorantet, agroturizmin, të kemi hapjen me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut. Hapja e kufijve rajonalë, shpresoj të ndodhë në mesin e muajit maj”-tha ministri.

Next Post
Dy muaj në izolim, italianët popullojnë rrugët pas lehtësimit të masave

Dy muaj në izolim, italianët popullojnë rrugët pas lehtësimit të masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In