• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria drejt arritjes së madhe në diplomaci, pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB me 11 qershor

by
24/05/2021 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në Neë York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale. Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Ambicien për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit Shqipëria e ka shfaqur që në shtator të vitit 2018. Pas Presidencës së OSBE-së, kjo do të ishte një arritje edhe më e madhe. Nëse konfirmohet më 11 qershor, Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdorë edhe forcën në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete anëtare të përhershme dhe 10 shtete të zgjedhura. ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia janë shtetet anëtare të përhershme.  10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një mandat 2-vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së. / b.h

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

E gjeni veten? Ja 3 shenjat e horoskopit që jo vetëm nuk e kanë problem, por e adhurojnë vetminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
Kastro i vogël ‘del në origjinë’: Të jemi gati për çdo skenar kundër SHBA

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

October 20, 2026
Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

October 20, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës

October 20, 2026
Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com