• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria do të pajiset me një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin“/ Peleshi: Pjesë e modernizimit të FA

by Java News
21/05/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë pjesë të tyre një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”. Lajmi u konfirmua nga vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nga Pogradeci, ministi sqaroi për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të FA.

“Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tone. Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret qe mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO-s, sipas të cilit hapësira e NATO-s është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive”, u shpreh ministri Peleshi.

Veç këtij sistemi, sipas Ministrit të Mbrojtjes, do të ketë edhe blerje të tjera apo donacione nga partneri strategjik i Shqipërisë, SHBA apo nga partnerë të tjerë në NATO.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes “sado që NATO është e fuqishme nuk është kërcënim për botën, nuk është kërcënim për Rusinë, nuk është kërcënim për rajonin, sepse është një forcë jo ofensive, nuk ka qëllim të sulmojë, por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e saj. Forcimi i NATO-s do të thotë dekurajim i fuqive të tjera shpeshherë jo kaq pozitive dhe rivalëve tanë të vlerave politike, t’i shkurajojë në përpjekjet për t’u kthyer në politika të shekujve të kaluar, ndarjes së hartave apo ligjit që bën më i madhi në krahasim me të voglin”.

I pyetur në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ku Shqipëria është vend anëtar, Ministri i Mbrojtjes tha se vendi ynë do të përkrahë linjën e Aleancës. “Ne jemi një aleat i vogël në NATO, por që gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjë me partnerët tanë strategjikë, SHBA të cilët janë dhe orientuesit të linjës që ne përkrahim në raport me zhvillimet e NATO-s. Një nga politikat e NATO-s që ne e mbështesim është politika e “dyerve të hapura”, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane të pavarura me standarde të larta politike apo ligjorë, por dhe standardeve ushtarake”, theksoi Ministri I Mbrojtjes. Sipas tij, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u intereson të promovojnë sa më shumë politikën e “dyerve të hapura”, në mënyrë që të shtohet ritmi i negociatave të antarësimit të rajonit, jo vetëm si një rrugë për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor e prosperitetit, por edhe të sigurisë që pas 24 shkurtit është shtuar në të gjitha proceset. “Një ballkan perëndimor i integruar plotësisht në BE dhe NATO, përfshirë këtu natyrisht edhe Kosovën edhe Bosnjen, edhe vende të tjera do të thotë një siguri më e lartë për rajonin tone, i cili për hir të së vërtetës është i brishtë dhe brishtësia vjen pikë së pari se proceset tona integruese dhe politika e “dyerve të hapura” nuk ka gjetur zbatimin në rajonin tone. Pra, ne jemi mbështetës të zjarrtë të politikës së hapur të NATO-s dhe BE edhe për shkaqet tona të brendëshme apo rajonale”, theksoi më tej Ministri Peleshi.
g.kosovari
Next Post
Hakmarrja e gruas ndaj burrit pasi e kutoi se ai e kishte tradhtuar/ VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Hakmarrja e gruas ndaj burrit pasi e kutoi se ai e kishte tradhtuar/ VIDEO po bën xhiron e rrjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In