• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman/ Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë në fushën e mbrojtjes

by Os De
13/11/2025 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një videomesazh nga Roma, aty ku po mbahet samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se nga 16 marrëveshjet që pritet të firmosen sot, më 13 nëntor, plot tetë prej tyre janë në fushën e mbrojtjes. 

“Mbledhja e dy qeverive në Romë është ndoshta mbledhja e parë e këtyre përmasave, një mbledhje e mirëfilltë e të dy qeverive shqiptare dhe italiane, nën drejtimin e dy kryeministrave Rama dhe Meloni, dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve dypalëshe gjatë gjithë periudhës së viteve të fundit, në rrafshin e investimeve italiane në vendin tonë, qoftë në rrafshin e bashkëpunimit ushtarak, apo të mbrojtjes civile. Nga 16 marrëveshje që nënshkruajmë sot, tetë prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile.”, tha Vengu. deklaroi Vengu. 

Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman 

Por cilat janë këto marrëveshje për të cilat flet ministri i Mbrojtjes? Vengu tha se një nga marrëveshjet më të rëndësishme është rinovimi i partneritetit ushtarak mes Shqipërisë dhe Italisë, pas tre dekadash. Por gjithashtu, janë nënshkruar dy marrëveshje mes kompanive shtetërore shqiptare KAJO dhe gjigandit italian Fincantieri, për prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman, si dhe një marrëveshje tjetër me kompaninë italiane Leonardo, e specializuar në teknologji ushtarake dhe mbrojtje kibernetike. 

“Pikësëpari kemi marrëveshjen e parë, pas tre dekadash tashmë, hera e parë që rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë, për arsye të NATO-s dhe për shumë arsye të tjera. Kemi dy marrëveshje që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore KAJO dhe gjigandit italian Fincantieri, për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm, në Pashaliman, dhe kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes së dy qeverive. Një marrëveshje tjetër mes KAJO-s dhe një tjetër kompanie italiane, Leonardo, e specializuar në teknologji ushtarake dhe mbrojtjen kibernetike, me një fokus të veçantë kësaj radhe edhe në tryezën e dy kryeministrave.”, tha ministri Vengu. 

Ai shtoi se mbrojtja civile është një tjetër prioritet i bashkëpunimit, duke u fokusuar në sistemet e paralajmërimit të hershëm, stërvitjet dhe sistemin e qëndrueshmërisë së emergjencave civile. 

“Dhe vijojmë edhe me një mbështetje domethënëse për sa i përket mbrojtjes civile. Mbrojtja civile shqiptare ka pasur një bashkëpunim, do të thoja, të shkëlqyer me mbrojtjen civile italiane, dhe këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel akoma më të lartë, për të gjitha sistemet e paralajmërimit të hershëm, të stërvitjes dhe të gjithë sistemit të qëndrueshmërisë së emergjencave civile të vendit tonë, si dhe detyrimit që buron nga BE për të pasur edhe ne numrin europian 112, ku të gjithë qytetarët shqiptarë apo vizitorët në vendin tonë mund t’i referohen për çdo emergjencë që mund të kenë.
Pra, në gjithë spektrin e bashkëpunimit, mbrojtja, industria ushtarake dhe mbrojtja civile janë kryefjala e këtij bashkëpunimi. Qoftë Italia, qoftë Shqipëria, qoftë të gjitha vendet e NATO-s, në fakt janë në një fazë ku kanë një rritje të buxheteve të mbrojtjes, atë që diskutuam së bashku me kolegun Crosetto, i cili është një nga kolegët që ka një vëmendje të posaçme ndaj Shqipërisë dhe partneritetit mes dy vendeve, dhe dua ta falënderoj.”, shtoi ministri. 

Pak më herët, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. 

 

 

Next Post

Ngjarja në Rinas, gazetari: Është një skuadër vrasjesh e frikshme, i njoh kush janë! I nxorra fotot e emrat para 4 vitesh! Vranë Brilant Martinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In