• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

by Os De
14/10/2025 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2. 

Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë. 

Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol. 

Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh. 

Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën. 

Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 79’, Broja me një kalim të bukur në zonë asistoi për Bajramin, i cili me të djathtën tundi rrjetën. 

Në fund, Olwan shënoi golin e dytë për miqtë, i cili shërbeu vetëm si statistikë. 

Kështu Shqipëria shkon në katër fitore radhazi, dy miqësore dhe dy ndeshje zyrtare. 

Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë më 13 nëntor kundër Andorrës në transfertë, aty ku do të luhen dhe shanset e kualifikimit për në “Play Off”-in e Botërorit 2026. 

Rezultati: 

Shqipëri 4-2 Jordani 

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′, Olwan 90′ 

Komenti Live: 

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 4-2 të Shqipërisë! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë. 

90′ Gol Jordania 4-2/ Olwan futet në zonë dhe shënon. (VIDEO) 

79′ GOOOL Shqipëria 4-1/ Broja lëviz bukure në zonë dhe pason për Bajramin, i cili godet dhe tund rrjetën. (VIDEO) 

78′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Balliu dhe në vendin e tij futet Hysaj, i cili bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren shqiptare. 

75′ GOOOL Shqipëria 3-1/ Arbër Hoxha provon me një gjuajtje fantastike nga distanca dhe tund rrjetën, duke sjellë tashmë qetësi te kuqezinjtë. (VIDEO) 

72′ Dy zëvendësime te Jordania. Largohen Al-Hourani dhe Alnaimat, në vendet e tyre futen Al-Rosan dhe Al-Mardi. 

70′ Alnaimat provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit. 

65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon.  

62′ Al-Rashdan tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Dajsinani e ndal pa probleme. 

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja. 

52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur. 

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake. 

46′ Nis pjesa e dytë! 

45+3′ Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet. 

45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë. 

43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi. 

40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. 

27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën.  

24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit. 

21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij. 

18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt. 

16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila. 

10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila. 

4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin. 

1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”! 

Next Post
Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti i ri në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet një anije. Një marinar i zhdukur -

Dimensioni tjetër i Ngushticës së Hormuzit, 68 sulme dhe 19 marinarë të vdekur! Dëmi i rëndë i krizës pa fund

August 22, 2026
VIDEO/ Po kthehej nga palestra, vritet në atentat ish-kampioni i botës në boks! U qëllua pranë shtëpisë nga dy persona me kapuçë

VIDEO/ Po kthehej nga palestra, vritet në atentat ish-kampioni i botës në boks! U qëllua pranë shtëpisë nga dy persona me kapuçë

August 22, 2026
“Tre pikët e para”- Gjimshiti debuton në kampionatin arab, titullar për 90 minuta në fitoren e Al Diriyah!

“Tre pikët e para”- Gjimshiti debuton në kampionatin arab, titullar për 90 minuta në fitoren e Al Diriyah!

August 22, 2026
FOTO/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”

FOTO/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”

August 22, 2026
Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

August 22, 2026
Vrasja e turistit portugez, akuza dhe disa versione! Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Srandë?

Vrasja e turistit portugez, akuza dhe disa versione! Çfarë ndodhi në gjyqin maratonë në Srandë?

August 22, 2026
Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar! Dyshohet se u vu qëllimisht

August 22, 2026
“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

August 22, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com