• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe SHBA organizojnë takimin “Arria Formula”/ Xhaçka: Mbështesim një hapësirë kibernetike globale, të sigurt

by A R
26/05/2023 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme mbahet takimi “Arria Formula” i organizuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi Sigurinë Kibernetike.

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj ka theksuar se sulmi kibernerik në Shqipëri është orkestruar dhe organizuar nga Irani teksa shtoi se kanë prova të padiskutueshme për këtë akuzë.

“Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla”, tha Xhaçka.

Ministrja Xhaçka është shprehur se duhet të promovohet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë.

“Shqipëria mbështet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt.”

Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Xhaçka, e cila bashkëdrejtori takimin me  Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.

“Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Nënsekretarja e Përgjitshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.

“Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.

Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara.

Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

/a.r

Next Post
Çfarë është  “Sëmundja X”? Epidemiologët japin alarmin për një pandemi të re vdekjeprurëse

Çfarë është “Sëmundja X”? Epidemiologët japin alarmin për një pandemi të re vdekjeprurëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com