• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 3 marrëveshje për Luginën e Preshevës

by Ardit Rada
04/12/2020 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla së bashku me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja, Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria mbesin të përkushtuar në rrugën euroatlantike, por theksoi se edhe komunitetit shqiptar duhet t’i respektohen të drejtat e tyre nga shteti serb.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se qëllimi i arritjes së këtyre marrëveshjeve është përpjekja për adresimin e nevojave të qytetarëve në Luginë të Preshevës.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për ngritjen e grupit punues për Fondin mbështetës shqiptarët e Malit të Zi dhe po ashtu protokollin e veprimit për përfaqësim konsullor ku konsullata e përgjithshme në Strugë hap dyert edhe për Republikën e Shqipërisë që të ndajmë të njëjtin objekt në bazë të marrëveshjes së ministrave paraprak. Me qëllimin e përbashkët që të bëjmë përpjekje për adresimin e kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve të Luginës në Preshevë në Prishtinë u nënshkrua pakti për Medvegjën një marrëveshje e partive politike për veprim të përbashkët në mbështetje të Medvegjës kjo do jetë një platformë bashkërendimi në një listë të vetme në zgjedhjet lokale në Medvegjë dhe një mbështetje për Këshillin Kombëtar në Medvegjë“, theksoi ajo.

Kurse, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka ftuar për një vizitë të shpejtë në Tiranë ministren Haradinaj-Stublla.

Cakaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore, ndërsa theksoi se në dy vitet e fundit ka pasur përparime serioze në këtë drejtim.

“Kosova dhe Shqipëria shpreh edhe njëherë qëndrimin se duhet të kenë një politikë të jashtme absolutisht të unifikuar, të harmonizuar sa i përket objektivave madhore dhe veçanërisht dy viteve të fundit kemi pasur një përparim serioz sa i përket krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit ndërministror në politikën e jashtme në përgjithësi duke filluar nga ngritja e Këshillit për Politik të Jashtme Ndërministror e deri tek Fondi që kemi nënshkruar sa I përket mbështetjes financiare për Luginën e Preshevës”, tha Cakaj.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i ka komentuar dhe tri marrëveshjet e nënshkruara, ndërsa deklaroi se filluar një aksion diplomatik për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Edhe takimi i sotëm ka një domethënie të veçantë meqenëse sot janë nënshkruar tre marrëveshje e që secila është më kuptim plotë se tjera. E para që vlen të theksohet është marrëveshja për bashkimin e hapësirave konsullore në Strugë. Kjo marrëveshje përveç vlerës që ka sa I përket racionalizimit të shpenzimeve dhe bashkimit të aseteve të diplomacive tona është një sinjal i qartë që projekti për bashkimin e ambasadave dhe konsullatave përkatësisht hapësirave është duke vazhduar dhe është i pakthyeshëm…Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen financiare të shqiptarëve të Malit të Zi me zonjën ministre kemi qenë tepër aktiv për krijimin e koalicionit për listën shqiptare atje gjë që ka shënuar rezultate të mira, por ajo mbështetje politike duhet të përkthehet edhe në mbështetje financiare institucionale….09’20 Marrëveshja e spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës ku kemi një dakordim se sa i përket çështjes së Medvegjës realisht të gjitha partitë politike shqiptare do flasin me një zë“, tha ai.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Next Post
27-vjeçari në Tiranë telefonon policinë për macen dhe denoncon veterinerin

27-vjeçari në Tiranë telefonon policinë për macen dhe denoncon veterinerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!

September 3, 2026
Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

Veliaj mori drejtimin e Bashkisë nga qelia, nis pastrimi i Tiranës! Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës (VIDEO)

September 3, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Qeveria dhe protesta-dy rituale, por pak shpresë

September 3, 2026
Detajet e reja, konflikti që alarmoi Policinë e Vlorës! Dy biznesmenët Bedinaj dhe Muça u përplasën për pronën në Palasë

Detajet e reja, konflikti që alarmoi Policinë e Vlorës! Dy biznesmenët Bedinaj dhe Muça u përplasën për pronën në Palasë

September 3, 2026
Prapaskena e merkatos, refuzohen 6 milionë euro për pasuesin e Hysajt te Kombëtarja

Prapaskena e merkatos, refuzohen 6 milionë euro për pasuesin e Hysajt te Kombëtarja

September 3, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Qeveria ka humbur kontrollin”- Salianji: Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve!

September 3, 2026
Inter/I ati i sulmuesit fyen Spalletin: “Do marrësh fund po vazhdove kështu”

Lautaro e pranon: Po, më kërkoi Barcelona, por nuk dua të largohem nga Interi!

September 3, 2026
E ardhmja e Kombëtares shqiptare, Juventusi i përfshin portierin dhe sulmuesin në listën e Europës

E ardhmja e Kombëtares shqiptare, Juventusi i përfshin portierin dhe sulmuesin në listën e Europës

September 3, 2026
“Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime”- Zv/ministri Qefalia: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët!

“Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime”- Zv/ministri Qefalia: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët!

September 3, 2026
“Qytetarin e denoncoi kunata për kanosje”- Pamjet e shoqërimit, Hita pezullon 3 inspektorët e Komisariatit Kuçovë: Përdorim i paarsyeshëm force

“Qytetarin e denoncoi kunata për kanosje”- Pamjet e shoqërimit, Hita pezullon 3 inspektorët e Komisariatit Kuçovë: Përdorim i paarsyeshëm force

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com