• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë bashkëpunimin në Shëndetësi

by Java News
27/09/2018 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu priti në Tiranë Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, z.Uran Ismaili ku dakordësuan bashkëpunimin dhe shkëmbimet e ndërsjellta sipas përvojave më të mira të secilit shtet, mes të cilave edhe shkëmbimi i ndërsjelltë i mjekëve sipas nevojave

Tiranë, 27 Shtator – Shkëmbimet e ndërsjellta për të zhvilluar sektorin e shëndetësisë, me reformat e ndërmarra në të dy shtetet, ishin në qendër të bisedimeve të zhvilluara në Tiranë, ndërmjet Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z. Uran Ismaili.

“Kjo është një mundësi e mirë për të ndarë eksperiencat dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në reformimin e sistemit shëndetësor si këtu në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë gjatë takimit me homologun e Kosovës dhe delegacionin që e shoqëronte.

Duke u ndalur në reformat e nisura nga Qeveria shqiptare, jo vetëm sa i takon infrastrukturës shëndetësore por edhe lehtësimit të procedurave burokratike, për të siguruar një shërbim në kohë dhe me cilësi për qytetarët, Manastirliu i ofroi mbështetjen pa rezerva qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e institucioneve shëndetësore dhe në reformat e nisura për të kthyer besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor.

“I kam parë me kënaqësi të madhe reformat e mëdha që ka nisur Shqipëria në shëndetësi. Edhe në Kosovë kemi hapur shumë fronte për të zënë hapin në rrugën e reformave dhe përmirësimit të gjendjes në këtë sektor. Prandaj, kjo vizitë ishte një fillim i mirë i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikave në rrugët tona për të ndryshuar për më mirë gjendjen në shëndetësi”, tha ministri Ismaili.

Një prej çështjeve të diskutuara, e sanksionuar tashmë edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, është shkëmbimi i ndërsjelljtë i mjekëve sipas nevojave të Shqipërisë nga spitalet e Prizrenit dhe Gjakovës për shërbime të caktuara në veri të vendit dhe nga ana tjetër, mjekë të qendrave universitare të Shqipërisë për të dhënë shërbim në qendrat klinike universitare të Kosovës.

Ministrat e shëndetësisë të dy vendeve u dakordësuan që pa humbur kohë të nisin bashkëpunimin, në mënyrë që reformat e nisura në shëndetësi, t’i zhvillojnë në bazë të përvojave më të mira që mund të marrin nga njëri-tjetri.

Gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Kosovës, zhvilloi disa takime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të shkëmbyer përvojat profesionale, posaçërisht në fushën e sigurimeve shëndetësore, për ngritjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Xhubleta, veshja e vjetër shqiptare bën bashkë studiues e etnografë

FOTOT/ Xhubleta, veshja e vjetër shqiptare bën bashkë studiues e etnografë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In