• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunim për mbrojtjen e mjedisit

by Java News
28/03/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mjedisit  Lefter Koka zhvilloi një takim me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës,  Ferat Shala. Palët vlerësuan marrëdhëniet institucionale si mjaft të mira duke përfshirë edhe bashkëpunimin në shkëmbimin e eksperiencave midis dy vendeve tona, në fushën e pyjeve dhe bashkëpunimin midis dy Agjencive Kombëtare të Mjedisit.

Ministri Koka theksoi se mjedisi është një prioritet që nuk pret dhe se dëmet e të shkuarës duhen rikuperuar me plane konkrete me qëllim rritjen e cilësisë së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, konform edhe memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar midis dy palëve në qershor 2016.

Duke sjellë në vëmendje të homologut të tij situatën që krijohet vazhdimisht nga mbetjet që sjell lumi Drin në liqenin e Fierzës, ministri Koka kërkoi fillimin e një projekti të përbashkët për shmangien e ndotjes, të ngjashëm me investimin e realizuar në grykëderdhjen e lumit Shkumbin dhe atë që do të nisë së shpejti në grykëderdhjen e Ishmit.foto takimi bilateral2

“Ky hap do të tregonte vullnetin tonë të përbashkët për të zgjidhur çdo problematikë mjedisore për të kthyer dhe besimin e qytetarëve ndaj nesh”, nënvizoi ministri Koka, duke kërkuar theksuar si të rëndësishëm edhe angazhimin nga pushteti vendor dhe komuniteti i zonës  në të dyja vendet.

Më pas, palët diskutuan mbi krijimin e një brezi të gjelbër mjedisor Shqipëri-Kosovë me qëllim  zbutjen e barrierave kufitare dhe krijimin e një zone të përbashkët  si një atraksion turistik që do të konsiderohej një park rekreacioni me shtigje dhe fusha sporti, me një planifikim urban dhe mjedisor të këtij mjedisi të përbashkët.  Ky projekt do të zbuste kështu pamjen e trishtë në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe do të risillte në vëmendje të qytetarëve pasuritë natyrore dhe traditat, por edhe zhvillimin e një turizmi miqësor ndaj natyrës.

foto takimi bilateral 3Të dy ministrat shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre që për këto 2 projekte konkrete të fillojë puna midis ekipeve të ministrive brenda muajit prill 2017, duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet njerëzore dhe eksperiencën e duhur për të shmangur burokracitë.

Palët diskutuan edhe për bashkëpunimin  mbi zhvillimin e qëndrueshëm në Harkun Dinarik si dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për menaxhimin e ekosistemit “Sharr (Šar Planina )– Korab –Koritnik” që ka mundësinë për t’u shndërruar në zonën e mbrojtur më të madhe në të gjithë rajonin e Europës Juglindore, si dhe një nga më të mëdhatë në Europë.

Ministri Shala përsëriti interesimin e vendit të tij që zona e Alpeve të trajtohet si një zonë ndërkufitare e mbrojtur ndërsa nga ana e tij, Ministri Koka e siguroi homologun  se së shpejti propozimi i Ministrisë së Mjedisit për shpalljen e Parkut Kombëtar të Alpeve do të kalojë për miratim në Këshilin e Ministrave, duke i hapur rrugën kështu një bashkëpunimi të ri në nivel rajonal për zbatimin e një projekti madhor të shumëpritur nga palët. Në fund të takimit bilateral palët rishprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim të pandërprerë në konkretizimin e të gjitha projekteve të përbashkëta.

ma.me

Next Post
Dhëndrri i Presidentit Trump, dëshmon në hetimin mbi rolin e Moskës në zgjedhjet presidenciale

Dhëndrri i Presidentit Trump, dëshmon në hetimin mbi rolin e Moskës në zgjedhjet presidenciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In