• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, Rusia e “kërcënon”: Bëtë atentat territorial

by Java News
25/08/2021 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka reaguar për Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë. “Mbështetje e palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe tërësinë e Ukrainës;

Dënimi i aneksimit të Krimesë si kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Theksova rëndësinë që Kryeministri Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah aleatëve tanë ShBA dhe BE: Krimea është Ukrainë” tha ndër të tjera Spiropali gjatë takimit.

Por ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Moskës që cështjen e Krimesë e cilëson të mbyllur përfundimisht. Takimin në Ukrainë, Rusia e cilëson populizëm të pastër, spektakël politik të shkëputur nga realiteti, ndërsa pjesëmarrjen e vendeve (ku ishte edhe Shqipëria) në këtë samit e quan “atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona” thuhet në reagim.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë

Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë znj. Maria Zaharova lidhur me zhvillimin në Kiev të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë” I kushtuam vëmendje aktivitetit të mbajtur në Kiev më datë 23 gusht nën emërtimin “Samiti i Platformës së Krimesë”. Qëllimi i deklaruar i këtij projekti politik, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve qeveritarë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është “deokupimi i Krimesë dhe rikthimi i saj Ukrainës”. 

Pjesëmarrësit e kёtij samiti ishin kryesisht vendet e NATO-sё dhe disa organizata ndërkombëtare të bashkuar me njё mendim tё gabuar se gadishulli i Krimesë duhet të jetë pjesë e shtetit të sotëm ukrainas dhe se mund të shkëputet nga Federata Ruse përmes shtimit të presionit politik, ekonomik ndaj vendit tonë. Në lidhje me këtë do të donim të vërenim sa më poshtë.

Çështja e kthimit të Krimesë në përbërje të Federatës Ruse u mbyll përfundimisht në mars 2014. Ky vendim, rezultat i sprovave të rënda, u ndërmor nga banorët e gadishullit në referendum, pas grushtit të shtetit antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014. Një veprim i tillë u lejoi krimeasve të ruanin vërtetësinë e historisë së tyre, kulturën ruse, të drejtën për të folur në gjuhën amtare, përfshirë gjuhën ukrainase dhe tartare krimease, dhe në të njëtën kohë, të shmangnin operacionin ndëshkues e luftën civile, e cila më vonë u ndez në Donbass nga regjimi i Kievit, si edhe barbarizmin fashist, me të cilin u përballën banorët e Odesës në maj të vitit 2014.

Në të tilla kushte projekti i sotëm ukrainas nuk është gjë tjetër veçse një populizëm i pastër, një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.

Përveç kësaj, ashtu si edhe paralajmëruam, jemi të detyruar të konsiderojmë pjesëmarrjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të caktuara, si edhe përfaqësuesve të tyre, në “Platformën e Krimesë” si një atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona. Edhe një moment tjetër. Deklarata përfundimtare e “samitit” përmban një thirrje drejtuar Federatës Ruse për t’u “përfshirë” në pjesëmarrje në punimet e “Platformës së Krimesë”. Ne nuk shohim mundësi për pjesëmarrje në këtë projekt politik, duke marrë parasysh orientimin e saj cinik antirus.

Në të njëjtën kohë, ne jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me zbulimin e potencialit unik të Krimesë ruse. Për këtë ftojmë në gadishull miqtë tanë të huaj për të marrë pjesë në platformat e vërteta krimease për bashkëpunim ekonomik, humanitar dhe kulturor.

/m.j

Next Post
Shkretëtira e shqiptarëve

Shkretëtira e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com