Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,396,390 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së martës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 9677 vaksinime.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina antikovid. 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.
Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.
/a.r











