• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria bën gati kampet për sirianët

by Java News
07/10/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria duket se po bëhet gati që të strehojë rreth 75 mijë refugjatë sirianë.

Ministria e Brendshme i ka kërkuar institucioneve vendore në Gjirokastër, Prefekturës dhe Bashkisë, që të gjejnë hapësira të mëdha për ngritjen e kampit, ku do të strehohen refugjatët sirianë. Është zgjedhur Gjirokastra jo pa qëllim. Në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit zbarkojnë shumë klandestinë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Për shkak të motit të ftohtë, ata ndjekin itinerarin Greqi-Shqipëri-Mali i Zi, për të shkuar drejt Evropës. Për këtë arsye qeveria shqiptare është duke marrë masat në jug të vendit.

Deri më tani janë përcaktuar dy hapësira të mëdha, ku do të ngrihen rreth 5 mijë çadra, të cilat mund të mbajnë mbi 10 mijë persona. Aerodromi i Gjirokastrës dhe një territor rreth ish-Brigadës së Këmbësorisë të Forcave të Armatosura në repartin e Gërhotit. Të dyja këto hapësira janë jo shumë larg njëra-tjetrës. Infrastruktura e këtij kampi pritet të ndërtohet sapo të zyrtarizohen këto hapësira të siguruara nga institucionet vendore në Gjirokastër.

Jo zyrtarisht mësohet se Ministria e Brendshme i ka siguruar tashmë rreth 5 mijë çadrat ambulatore. Por përveç strehimit të refugjatëve është menduar edhe për kujdesin ndaj tyre, të paktën në aspektin shëndetësor. Kështu, në dispozicion të këtij kampi do të jenë tre doktorë dhe pesë infermierë. Nuk do të mungojnë as kuzhinierët që do të përgatisin ushqimin.

Deri më tani qeveria shqiptare është treguar e rezervuar për të dhënë informacion për kampet e sirianëve. Pas raportimit të lajmit nga mediat ndërkombëtare për ardhjen e 75 mijë refugjatëve sirianë në Shqipëri, ministri Bushati deklaroi se nuk kishte një kërkesë nga BE-ja për pritjen e refugjatëve, por sidoqoftë tha se Shqipëria po përgatitet.

Në total, jo zyrtarisht mësohet se Shqipëria do të presë tani për tani 25 mijë sirianë. Rreth 10 mijë do të strehohen në kampin e Gjirokastrës, ndërsa pjesa tjetër në një tjetër kamp që pritet të ngrihet në Korçë, një tjetër qytet kufitar me Greqinë./Lapsi.al

Next Post

Shqipëri- Serbi, derbi Ballkanit udhëheq listën e më të frikshmëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com