• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria bëhet pjesë e SEPA, çfarë do të thotë ky zhvillim për integrimin. Rama: Hap i madh!

by A R
21/11/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u bë ditën e sotme pjesë e sistemit unik europian të pagesave.

Lajmi është bërë publik nga vetë ky institucion, përmes një njoftimi, i shpërndarë më pas edhe nga vetë Banka e Shqipërisë.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë të ditur se hyrja e vendit në këtë sistem do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari i vitit 2025.

Rama e quajti hyrjen e Shqipërisë në këtë sistem si një hap të madh drejt rrugës së vendit për integrim në BE.

Njoftimi:

Nga sot, Shqipëria është pjesë e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA)

Bruksel, 21 nëntor 2024: Shqipëria, nga sot, është pjesë e zonës gjeografike të skemave të pagesave SEPA. Shqipëria, nën drejtimin e Bankës së Shqipërisë (BSh), është angazhuar në përpjekje të konsiderueshme për përfarimin e rregulloreve dhe sistemeve kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Evropian (BE), duke u bërë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohen zonës gjeografike SEPA, si parakusht për hyrjen në BE.

Si rezultat, të gjithë pjesëmarrësit ekzistues të skemës së Këshillit Evropian të Pagesave (KEP) do të mund të dërgojnë apo të marrin Transferta Krediti SEPA (SCT), Transferta Krediti të Shpejta (SCT Inst) dhe Debitime Direkte SEPA (SDD) nga dhe për pjesëmarrësit në skemat SCT, SCT Inst dhe SDD nga Shqipëria, kur institucionet e tyre financiare të aderojnë në këto skema.

Aderimi i institucioneve financiare shqiptare në skemat e pagesave SEPA, sipas kalendarit të KEP-it, do të mundësohet duke nisur nga muaji prill 2025, ndërsa KEP-i do të komunikojë në një moment të dytë datën e gatishmërisë operacionale (ORD) për ofruesit e shërbimeve të pagesave (OShP) që operojnë në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, deklaroi se: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në zonën gjeografike të SEPA-s shënon një moment historik për Shqipërinë, duke reflektuar vite të tëra përpjekjesh të përkushtuara dhe angazhim të palëkundur nga institucionet, sektori financiar dhe partnerët  për t’u përafruar me standardet dhe parimet evropiane.  Përfshirja në SEPA do të ndikojë në zhvillimin financiar dhe ekonomik të Shqipërisë, duke kontribuar në integrimin e saj të mëtejshëm me tregun e BE-së”.

Giorgio Andreoli, Drejtor i Përgjithshëm i KEP-it, deklaroi se: “Përfshirja e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA është një progres i mëtejshëm për KEP-in, në përputhje me misionin e tij për të harmonizuar dhe integruar pagesat elektronike në nivel evropian”.

Reagimi i Ramës në rrjetin social ‘X’:

Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian????????

Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025????

????Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE.

/a.r

Next Post
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

KE: Mirëpresim përfshirjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Zonën e vetme të pagesave në euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In