• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria anti-Perëndimore “që po ngrihet”!

by Mero Baze
11/05/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në një hark të shkurtër një javor, në dy shtetet shqiptare në Ballkan, në Shqipëri dhe Kosovë, disa forca politike po refuzojnë politikisht aleancën me Perëndimin, për interesa të tyre politike, duke vënë në pikëpyetje orientimin kombëtar të shqiptarëve. Në Kosovë, Parlamenti rrëzoi qeverinë, në një gjest burracak, për të fshehur pafuqinë për të ruajtur aleancën me SHBA, lidhur me vijën ndarëse me Malin e Zi. Prapa këtij gjesti “patriotik”, në fakt fshihej burracakëria e tyre për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, që tashmë ka filluar përflitet si “një e keqe” që po i vjen Kosovës nga Perëndimi. Dhe për ta fshehur pabesinë që një pjesë e politikës shqiptare ka atje ndaj Perëndimit, mjafton të shikosh lumin e sharjeve ndaj ambasadorit të SHBA në Kosovë, të cilin po e quajnë me qesëndi “Guvernator” dhe po flasin për sovranitet kundrejt Perëndimit. Shteti i cili është prodhuar nga bombat e NATO-s, në emër të lirive njerëzore, është gati të “prish bucela e të bëjë kanaçe” siç thotë një fjalë e urtë shqiptare, vetëm për interesa të ngushta të një grupi politikanësh, të cilët e duan atë shtet, si një territor otoman, ku të plaçkisin dhe të mos ndëshkohen, sipas logjikës lindore.

Në Shqipëri, në një përpjekje tre mujore, opozita po përpiqet të krijojë një konflikt me Perëndimin, lidhur me hyrjen në zgjedhje, duke shpikur një krizë artificiale, që në fakt fsheh po ashtu, frikën nga Reforma në Drejtësi, e cila po konsiderohet si një e keqe që po vjen nga Perëndimi. Me një gjest po ashtu prej burracakësh, politikanët e “çadrës” në Tiranë, po përpiqen që të kriminalizojnë dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si njerëz që po i bëjnë keq shqiptarëve, se po u imponojnë një standard të Perëndimit në vendin e tyre.

Dhe për të parë se çfarë urrejtjeje anti-Perëndimore ka krijuar “Republika e çadrës” në Shqipëri, mjaftoi një shpërthim psikopatik, i një njeriu të margjializuar nga shoqëria, që mes tij dhe përfaqësueses së Perëndimit në Shqipëri, të zgjidhnin linçuesin e saj. Në këtë aspekt, shpërthimi psikopatik i tij, ia ka vlejtur vetëm për të parë se deri ku ka përfunduar “Republika e Çadrës” dhe cilët janë idhujtë e saj, sot.

Një lumë sharjesh dhe balte u hodhën sërish mbi produktin e vetëm Perëndimor që bota i ka pranuar Shqipërisë, Ismail Kadaresë, i cili me një gjest përulës, duke na shpëtuar faqen si vend ‘taleban’, i kërkoi ndjesë në emër të shqiptarëve pro-Perëndimorë Romana Vlahutinit, jo se ajo ndjehet e kërcënuar, apo turpëruar, por se shqiptarët ndjehen të tillë, kur dikush do t’i njehsojë me një linçues psikopat.

Por, po të analizosh dhe gjithë reagimin që provokoi thirrja për vrasjen e zonjës Vlahutin, e shikon se Perëndimi në Shqipëri nuk ndahet vetëm politikisht, por dhe sociologjikisht, mes atyre që janë gati të thonë “mirë ia bëri kurvës” dhe atyre që Kadare tentoi të përfaqësojë duke i kërkuar ndjesë zonjës Vlahutin. Kjo është në të vërtetë një vijë ndarëse, mes orientalizmit dhe Perëndimit në Shqipëri dhe jo vetëm mes psikopatëve dhe njerëzve normalë, apo “Republikës së çadrës” që po ngrihet si një përbindësh anti-Perëndimor dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Nëse ka pasur ndonjë kohë të errët pas vitit 1990, kur aspiratat pro-Perëndimore të shqiptarëve janë vënë në pikëpyetje, është kjo kohë, kur në Shqipëri dhe Kosovë forca politike me përgjegjësi të madhe për vendin, kanë refuzuar Perëndimin dhe synojnë të krijojnë një pavarësi prej SHBA e BE, me shpresë se kështu mund të mbretërojnë në një “çiflig” oriental.

Republika e re anti-Perëndimore që po tenton të ngrihet mes nesh, ka në prapaskenë dhe një inspirim të thellë oriental, dhe është një fotografi e asaj që në Shqipëri ka qenë gjithnjë betejë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Deri më sot, pas 1990-tës, shqiptarët kanë pasur mes tyre plot elementë anti-Perëndimorë, por kurrë parti anti-Perëndimore dhe liderë që i bëjnë karshillëk Perëndimit. Tani fatkeqësisht, kemi dhe është një përbindësh që po tenton të ngrihet i frikësuar nga e ardhmja brenda një sistemi Perëndimor.

E duan këtë vend për vete, jashtë standardeve dhe ligjeve të Perëndimit, jashtë shijeve dhe kulturës së tij, e duan si një vend ku për të poshtëruar një grua mjafton ti thuash “je kurvë” dhe të bësh thirrje për ta vrarë me gurë, apo për qëndruar në pushtet, mjafton të shpikësh skenarë me Sorosin, si e keqe që vjen nga Perëndimi dhe të premtosh se do përmbysësh pushtetin me dhunë. Është një Shqipëri e pështirë, por e vërtetë që egziston mes nesh dhe që po tenton të ngrihet. Por që e ka humbur këtë betejë 100 e ca vjet më parë. /Tema

Next Post
Komisioneri Hahn: Reforma në Drejtësi do të sjellë rezultate në hetim dhe ndëshkim

Kërcënimi me jetë/ Komisioneri Hahn falenderon Kadaren për mbështetjen ndaj Vlahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In