• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

by Lutfi Dervishi
24/01/2026 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ngrirë në një përkohshmëri të përhershme. Njëlloj si dikur, ka zhurmë, trafik, llum informacionesh, inflacion konspiracionesh, pak shpresë, shumë statuse, flamuj në bio, vrer në komente, slogane, evente, forume, panele, hashtagë patriotikë dhe “krenarperShqipninë!” në version digjital. Por punë, ato punë me të cilat Shqipnia del në dritë, ende nuk duken sa duhet.

Njerëzit rrinë në hije, jo më poshtë avllive, por në kafene, studio televizive, komente, story dhe debate online, duke pritur me gojë hapur jo më Evropën nana-vida, por Brukselin, Washingtonin, grantin, tenderin, projektin pilot, apo ndonjë “fond zhvillimi” a “operacion zbarkimi”. E prapë, nuk vjen asgjë, veç mizave digjitale, thashethemeve, clickbait-it dhe premtimeve që riciklohen më shumë se plehrat.

Atdhetarët tanë të vorfën? Ata po plasin duke folë për atdhe, ndërkohë që punojnë me mish e me shpirt për xhepin e vet. Patriotizmi i tyre është bërë elastik si llastiku i brekëve, tkurret e zgjerohet sipas buxhetit, zgjedhjeve dhe numrit të “like”-ve. Për Shqipninë s’kanë kurrë kohë, por për ta rjepë Shqipninë nuk dinë çfarë është pushimi.

Pazari i vjetër i Shkodrës është zhvendosë nëpër panele televizive, ku “çështjet lokale e botnore” ngrihen e zgjidhen, mes dy reklamave për detergjentë.

Dhe ah, politika. Këtu prodhohet politikë më shumë se rrymë elektrike. Pa lexue kurrë një rresht serioz, çdo “ekspert”, me gishtin ende të lyer me yndyrë qebapi, e shpall veten strateg global. Pa e ditë as ku i bie kufiri i kopshtit të vet, ai lëviz kufijtë e NATO-s mbi ekranin e plasaritur të iphone-t. Botën e ndajnë në sfera influence si me nda shalqi Lushnje, me një të rënë të thikës së injorancës, duke shpjegue doktrina globale me fjali statusi.

Kur shfaqet në ekran ndonjë që e ka bindë veten se është i rëndësishëm, mbërrin cunami. Siguria kombëtare, e ndërkombëtare, gjeopolitika, filozofia, astronomia, bujqësia dhe ekonomia derdhen me kova mbi popullin e mbetun gojëhapur. Armiqtë dhe aleatët theren e pajtohen brenda dy orëve emision. Por kur vjen puna te një vendim konkret, te një reformë që dhemb, apo te një përgjegjësi reale, gjithçka mbyllet me frazën magjike: “Mos i personalizojmë gjërat”. Sepse këtu askush nuk lëviz nga vendi, të gjithë presin që bota të rrotullohet rreth kafes së tyre.

Sot, në këtë Shqipni të vitit 2026, e vërteta nuk është e ndalun, thjesht ia kanë zënë frymën. Është zhytë aq thellë në rrena, spinime dhe performanca mediokre, sa askush nuk e njeh më, edhe po t’i dalë përballë. Nuk na mungojnë lajmet, na mungon e vërteta. Nuk na mungojnë llafet, na mungon turpi.

E kështu, Shqipnia ecën përpara, me marshin “neutral”, duke djegë karburant kot dhe duke mos u zhvendosë asnjë milimetër nga balta e vjetër.

Next Post
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit - poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Comments 2

  1. Sal Berr Ishi - pij theqafjes katundar says:
    2 months ago

    Po Gollobordasi i ramun n’Tiranë, që vjen akoma erë shurre e bajge lope, dhe sikur e ka të shkruar në ballë që është kokrra e horrit katundar, që zbriti me valixhe druri e mistri në brez si murator, për me mujtë me kap ndoj cep Tirane, e tani ngrihet Doktori Gollo, e i jep mend tirocve.
    Jo bre Lutzi, jo. E sheh që nuk të pjerdh kush si Gollo që je, dhe ngrihesh si i parë katundi, duke dhanë mend n’mexhlis t’vëndit.
    I ke hyp kaluçit skiç, dhe kujdes se të rreshqet bytha e bje m’tokët e thy qafën.

    Reply
  2. Na ruajt zoti says:
    2 months ago

    Thjesht me nxi realitetin
    E perjeton personalen si deshtak e do t’ua injektoje kujt mundet
    I qut deri ne budallalleqe
    Origjinal ne vetfryrje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In