• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Slloveni, bashkëpunim në fushën e infrastrukturës

by Java News
06/11/2017 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion nga Sllovenia të kryesuar nga Ministri për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologjinë Zdravko Pocivalsek. Gjatë takimit të dy delegacioneve diskutimet u përqëndruan tek niveli aktual i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe gjetja e rrugëve për të shtuar flukset ekonomike.

“Me Ministrin e Ekonomisë së Sllovenisë patëm një takim shumë të frytshëm ku diskutuam për disa çështje, të ngritura në nivelin e dialogut qeveritar për qeverinë sllovene. Siç është së pari njohja e patentave shqiptare në Slloveni. Gjithashtu, kërkesa që ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për krijimin e një linje të lidhjes së tragetit mes Koperit dhe Durrësit. Diskutuam edhe për projekte konkrete që lidhen me eficencën e energjisë apo trajtimin e mbetjeve ku pala sllovene ka ofruar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë e pse jo edhe financime të mundshme për këto projekte”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai shtoi se me Slloveninë ekzistojnë shumë mundësi bashkëpunimi që duhen eksploruar edhe në kuadër të investimeve strategjike bizneset sllovene mund të kenë rëndësi. Ministri slloven shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me palën shqiptare për njohjen e patentave shqiptare ashtu sikurse edhe për menaxhimin e mbetjeve.

“Diskutuam shumë çështje të rëndësishme për politikat investuese në të dyja krahët. Ka edhe disa çështje problematikë për dy palët. Së pari duhet të njohim patentat shqiptare pasi ju e njihni patentën sllovene ndaj duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Çështja e dytë është menaxhimi i mbetjeve dhe ne mund të shohim mundësi bashkëpunimi në këtë nivel. Kemi njohuritë e nevojshme dhe eksperiencën për ta ndarë me palën shqiptare”, theksoi ministri slloven.

Më tej, ai shprehu dëshirën për të thelluar mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes pjesëmarrjes në investime në fushën e hidroenergjetikës.

 ma.me

Next Post
Fellaini hedh në gjyq kompaninë sportive prej këpucëve të futbollit

Fellaini hedh në gjyq kompaninë sportive prej këpucëve të futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In