Shqipëri-Serbi, zbulohet kërkesa e UEFA-s
Asnjë incidenet në takimin Shqipëri – Serbi më 8 tetor në “Elbasan Arena”. Ky është qëllimi i organizatorëve për një sfidë, që është cilësuar si tepër delikate duke parë edhe ngjarjet e një vitit më parë në Beogard. Ardhja në në Tiranë dhe Elbasan pak ditë më e parë e shefit të sigurisë së UEFA-s, Keni Skot e vërtetoi këtë fakt.
Policia e Shtetit është angazhuar që të sigurojë këtë përballje duke kontrolluar çdo tifoz që hyn në stadium dhe çdo ballkon që shikon nga fusha. Në pallatet pranë “Elbasan Arenës” do të ketë policë të shumtë, të cilët do të qëndrojnë me banorët dhe spanjpera në taraca. Një provë gjenerale mund të quajmë planin e masave, që u aplikua në sfidën me Portugalinë. Nuk do të mungojë edhe një helikopter, që do të vëzhgojë nga lart .
Në tribuna nuk do të lejohet asnjë simbol që do të nxiste urrejtje dhe në listat që do të dorëzohen nga Federata Shqiptare e Fubollit do të mund të kontrollohen tifofëz problematikë. Ndeshja me Serbinë në rast fitoreje mund t’i sigurojne Kombëtares kualifikimin direkt në finalet e Euro 2016 dhe FSHF-ja nuk dëshiron që një person i pakontrolluar ta pengonte këtë ëndërr. Për këtë çdo shfaqe e e palejuar do të konsiderohet si nisja e një probemi dhe tifozi do të përcillet jashtë stadiumit.









