Ka nisur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) mbledhja mes përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, përfaqësuesve të Federatës Serbe dhe atyre të UEFA-s.
Palët janë takuar për të biseduar për organizimin e ndeshjes së 8 Tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, raporton Super Sport.
Në fokus do të jetë mbarëvajtja e takimit, masat që do të merren në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe të mos ketë incidente.









