• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi, Platini: Ndeshja të jetë fundi i historisë së dhunës mes dy vendeve

by
23/09/2015 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëri-Serbi, Platini: Ndeshja të jetë fundi i historisë së dhunës mes dy vendeve

Ndeshja e 8 Tetorit në Elbasan Arena mes Shqipërisë dhe Serbisë,  duke kujtuar dhe atë që ndodhi në Beograd ka shqetësuar edhe UEFA-n.

Drejtuesit e federatave të Shqipërisë dhe Serbisë janë ulur në një tavolinë në Maltë më 13-14 shtator, në një takim special të organizuar nga Mishel Platini.

Numri një i futbollit evropian u ka saktësuar dy federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ai i 14 tetorit të kaluar.

Madje numri një ka këshilluar të dyja federatat të jenë të kujdesshme për këtë takim sepse nuk ka tolerim dhe kush gabon e pëson rëndë. Platini dhe UEFA kanë përdorur takimin e krerëve të të gjitha federatave në Maltë, për të paralajmëruar si shqiptarët dhe serbët që të mos jenë në faqen e parë të çdo gazete e lajmi i parë në çdo televizion.

Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori ishte fundi i historisë së dhunës mes dy shteteve. Serbët dhe shqiptarët në tavolinë kanë premtuar një ndeshje model. Madje federata serbe gjithashtu ka marrë përsipër dhe do të kryejë një sërë bisedimesh me Ministrinë e Brendshme, ku ata do të marrin parasysh maksimumin e elementeve të sigurisë.

Federata mike ka garantuar se shërbimet serbe të sigurisë do të të jetë në gatishmëri të plotë, sepse në Elbasan më 8 tetor për ndeshjen UEFA e sheh me rrezik të lartë dhe një gabim do t’u kushtojë shumë dy federatave.

Next Post

Marrëveshje me BB-në për shërbimet publike, Rama: Eliminojë korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com