Policia e Shtetit ka filluar me planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan.
Edhe pse duhet më shumë se 24 orë nga fillimi i ndeshjes, policia ka filluar ‘krehjen’ e zonës pranë stadiumit në Elbasan nga toka dhe ajri.
Ndërkohë që ka filluar edhe patrullimi i aksti Tiranë- Elbasan.
Forca të shumta policie dhe agjentë në terren janë në gatishmëri maksimale deri në largimin nga Shqipëria të ekipit serb.