• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëri-Serbi, marrëveshje për rrugët e hekurudhat, por nuk përfshijnë Kosovën

by Java News
20/10/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri, zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviç, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa marrë pëlqimin e qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa. Ky veprim i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviç, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, me ç’rast ishin dakorduar që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit. Pak muaj pasi ka nënshkruar protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zëvendëskryetares së Bashkisë së Tiranës. Sipas këtyre dokumenteve, të cilat i posedon gazeta, përkatësisht në Nenin 3.3 të Protokollit, ku flitet për transportin dhe infrastrukturën, dy palët ishin pajtuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e krijimit të projekteve rajonale të transportit rrugor dhe hekurudhor, siç janë: “Rruga 7” Nish-Prishtinë-Durrës-Beograd dhe Beograd-Bar-Tiranë dhe në linjat e transportit hekurudhor Nish-Doljevac, Rudarë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot dhe Beograd-Lapovo, Kraljevë, Rudnicë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot. Por ky protokoll, sipas burimeve të mirinformuara të “Zërit”, karakterizohet me shkelje të rënda të të dyja palëve, pasi bie ndesh me frymën e Procesit të Berlinit për Bashkëpunimin dhe Integrimin e Rajonit, dhe po ashtu për projektet e dakorduara që kalojnë nëpër territorin e shtetit të Kosovës nuk është përfshirë edhe pala e fundit.

“Projektet që përfshijnë tri shtete nuk mund të nënshkruhen vetëm nga dy palë, sepse një gjë e tillë nënkuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës. Prandaj, derisa të qartësohet kjo çështje me palën kosovare, Shqipëria duhet të heqë dorë nga detyrimet e këtij protokolli për ndërtimin e autostradave Shqipëri-Serbi, pasi aty nuk përmendet fare marrja e pëlqimit nga qeveria e Republikës së Kosovës për projektet që kalojnë nëpër territorin e Kosovës”, – ka thënë ky burim i “Zërit”. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, ka deklaruar për “Zërin” se Shqipëria dhe Serbia nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje për projekte të infrastrukturës që kalojnë nëpër territorin e Kosovës pa pëlqimin e kësaj të fundit. “Jo. Nuk mund të flitet në emër të Kosovës, absolutisht jo! Askush nuk mund të flasë për rrugët tona pa u përfshirë edhe ne”, ka thënë Zharku. Edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për gazetën se çdo veprim që bëhet për punët që do të realizohen në Republikën e Kosovës duhet të marrë aprovimin e institucioneve adekuate. “Po e them në parim se asnjë vendim, asnjë institucion, qoftë vendor apo ndërkombëtar, nuk ka kompetencë për të folur për territorin e dikujt tjetër”, – ka thënë Beqaj. Sipas tij, zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë duhet të kenë kujdes se Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga të gjithë fqinjët, përveç Serbisë, dhe siç thotë ai, kjo tregon që çdo zhvillim brenda territorit të Kosovës të bëhet në harmoni me institucionet vendore. Ndërsa deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, thotë se këto korridore kalojnë nëpër shumë shtete, prandaj, sipas tij, secili shtet duhet të marrë obligimin e vet, përkatësisht Shqipëria të ketë pjesën e saj, Kosova pjesën e saj, si dhe pjesën e vet shtetet e tjera. “Pjesëmarrja e Kosovës është e domosdoshme kur flitet për Kosovën, sepse një pjesëmarrje e tillë nuk i pengon proceset, por vetëm i ndihmon”, ka thënë Rexhepi.
BW/d.i.

Next Post
Maturantët, ndryshojnë kriteret për fazën e dytë

Nisi viti akademik, universitetet me gjysmën e numrit të studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

September 11, 2026
Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

September 11, 2026
Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

September 11, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Demokracia, jo më si vlerë lirie

September 11, 2026
Shtatori i drejtësisë

Shtatori i drejtësisë

September 11, 2026
U vra sot pas një sherri në Shkodër, ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

September 11, 2026
UEFA Nations League/ Ndeshja Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

UEFA Nations League/ Ndeshja Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

September 11, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

“Çdo të premte në të njëjtën orë!”- Rama përsërit porosinë për “Praninë Besnike” dhe takimin e deputetëve me qytetarët: Pa fjalime dhe kundërshtime!

September 11, 2026
FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve”

FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve”

September 11, 2026
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com