• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi, Klosi: Është derbi i Ballkanit, jo ndeshje që ndan historinë

by
13/09/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur më pak se 1 muaj, ndeshja Shqipëri-Serbi është kthyer që tani në vëmendje të opinionit publik. Në një aktivitet të organizuar paraditen e sotme për bashkëpunimin mes të rinjve shqiptarë dhe atyre serbë, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi theksoi në fjalën e tij se këto aktivitete duhet të rriten, pasi janë të rinjtë ata që do të ndërtojnë të ardhmen tonë në Europë.

“Të rinjtë duhet të kontribuojnë në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimet mes dy vendeve tona, të rinjtë e dy vendeve tona përballen me të njejat sfida dhe problematika. Jemi të ndërgjegjshëm se rina është ajo që do ndërtojë të ardhmen tonë evropiane. Rinia është pjesa më vitale e dy shoqërive tona, ne si ministri jemi të angazhuar për një sërë mbështetjesh”,­ tha ai.

Klosi tha ndër të tjera se ndeshja e futbollit të shihet më tepër si një derbi i Ballkanit dhe si një ndeshje që ndan historinë.

“Këto aktivitete shërbejnë më shumë se dhjetëra konferenca. Ka ardhura koha të mos kemi ndrojtje, të kemi komunikim. Shpresoj që edhe ndeshja e futbollit të mos kthehet në një deluzion, të jetë si një derbi mes shteteve ballkanik,e jo si një ndeshje që ndan historinë. Të rrisim më shumë këtë bashkëpunim”.

Klosi premtoi se në kuadër të këtij bashkëpunimi të nisur nga të rinjtë ai shumë shpejt do vizitojë Beogradin.

Ndërkohë nga ana e tij zëvendësambasadori i SHBA David Muniz u shpreh i lumtur për këtë iniciativë të marrë nga të rinjtë e dy vendeve të rajonit, ndërsa i ftoi të rinjtë serbë të shikojnë nga afër sa miqësor është populli shqiptar.

“Ne mund të shikojmë ndryshime në rajon, jam i kënaqur që sot jeni këtu. Shikoni sa miqësor është populli shqiptar dhe sa shumë mund të eksploroni në këtë vend. Siç mund ta keni zbuluar keni shumë gjëra të përbashkëta, më shumë se dallime, ky është vetëm fillimi i një partneriteti”,­ shtoi ai.

Next Post

Plagosje me armë në Shkodër, dyshohet për larje hesapeseh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In