• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi/ Elbasani në shtetrrethim, një polic për çdo ballkon

by Java News
29/09/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëri-Serbi/ Elbasani në shtetrrethim, një polic për çdo ballkon

Elbasani do të blindohet nga forcat policore, ato të shërbimeve inteligjente e të tjera, para, gjatë dhe pas ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Serbi. Gjithçka bëhet për të parandaluar çdolloj incidenti të mundshëm të tifozëve, apo të ndonjë të infiltruari për të bërë keq edhe nga pala kundërshtare, në shenjë hakmarrjeje për dronin që u ngrit në Beograd 14 tetorin e kaluar.

Një nga shqetësimet kryesore për policinë kanë qenë pallatet përreth stadiumit, në ballkonet e të cilave grumbullohen tifozë, që nuk sigurojnë dot bileta. Në këmbim të një shumë të caktuar, ata i përcjellin së andejmi ndeshjet e kombëtares. Kësaj here nuk do të lejohet kjo gjë. Të gjitha apartamentet e pallateve në fjalë do të kontrollohen imtësisht nga policia para ndeshjes, ndërsa në çdo ballkon do të ketë nga një polic. Askush nuk do të lejohet në ballkone, me përjashtim të të zotëve të shtëpisë.

Komunikata e policisë:

“Grupi i punës duke diskutuar për masat e marra deri tani dhe për masat shtesë që duhet të merren për garantimin e Rendit e Sigurisë në Stadium e jashtë tij për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Serbi. Masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjne dot. Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”.

Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë përveç familjes se tij. Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie. Masa sigurie për skuadrën mike dhe miqtë që do vijnë nga Serbia. Masa edhe nga ajëri për ndonjë të papritur.

Këto masa jo për të frenuar apo penguar tifozat. Aspak. Masat për mbarëvajtiën e ndeshjes duke i ardhur në ndihmë skuadrës kombëtare dhe vendit tonë. Na mirkuptoni e na mbështesni, pasi kërkesat e UEFA-s janë drastike. Të bashkëpunojmë e të mirëkuptojmë njëri-tjetrit më shumë se çdo herë tjetër. Ndeshja të kthehet në festë e jo në nacionalizëm a patriotizëm të sëmurë, që veç do dëmtojë ëndrrën e shqiptarëve. Suksese kombëtares.”

Next Post

Ngrohja globale ka nisur 75 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com