• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëri me mentalitet tjetër, tani beson!”/ Reja flet pas triumfit: Broja titullar? Sa herë e dëgjoj këtë pyetje…!

by Java News
09/10/2021 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, foli pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Hungarisë. Pavarësisht suksesit fantastik, tekniku italian deklaroi se nuk ishte plotësisht i kënaqur për mënyrën se si skuadra luajti. Ai foli edhe për Armando Brojën dhe hapësirat e pakta të talentit 20-vjeçar me ekipin kuqezi, teksa ndër të tjera për mikrofonin e “Supersport”, u shpreh:

“Kur të vijnë rastet për gol duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Duhet të fokusohemi te Polonia. Nuk kemi arritur asgjë. Ishte kënaqësi e madhe të fitonin 2 ndeshje ndaj Hungarisë. Jemi ende në lojë, jemi gati të luajmë me të gjithë, sepse kemi mentalitetin e duhur. Kemi bërë aksione të mira, pati momente negative, ashtu siç pati edhe shumë pozitive. Kur vijnë rastet për gol, duhet t’i shënojmë, sepse mund të vuajmë, siç vuajtëm në fund.

Nuk jam plotësisht i kënaqur se si luajtëm. Në mbrojtjen kemi mbajtur lojën shumë mirë vazhdimisht, jemi kujdesur shumë. Mund të bëjmë shumë më mirë se sa bëmë sot. Në pjesën e dytë gjetëm më shumë zgjedhje, kishim më shumë mundësi të manovronim. Më kënaq shumë rezultati pozitiv. Djemtë u treguan të aftë, vuajtën, bënë një ndeshje të mirë. Ia dolëm mbanë në 10 minutat e fundit. Në aspektin mbrojtës nuk rrezikuam shumë. Mbajtëm mirë fazën mbrojtës.

Broja titullar ndaj Polonisë? Nuk e di pse e bëni këtë pyetje, flitet për Shqipërinë, jo për individët. Luajnë 23 lojtarë, të gjithë janë titullarë, mund të luajnë shumë të ndryshëm, nga fillimi apo më vonë. Mendoj se lojtarët në stol janë më vendimtarë se ata që e nisin në fillim se në start është e vështirë, janë ekipet e organizuara dhe të freskëta. Broja me shpejtësinë që ka, kur ka hapësira, bëhet i rëndësishëm. Mundohem ta shfrytëzoj për karakteristikat që ka, duhet të rritet nga pikëpamja e rendimentit. Nuk shërben vetëm të bësh gol, por duhet të luash për ekipin”, u shpreh Reja.

Tekniku italian u shpreh së ky ekip tashmë ka një mentalitet tjetër dhe e sulmon kundërshtarin.

“Jemi në lojë për objektivin dhe do provojmë deri në fund. U përpoqëm që në fillim të shënonim. Duhet ta zgjidhnim që në pjesën e parë, pasi i kishim rastet.

Nuk ishim shumë mirë teknikisht ndoshta. Gjithsesi luanim ndaj një skuadre të fortë, të organizuar dhe nuk është e lehtë. Jam i kënaqur, pasi të fitosh këtu nuk është e lehtë. Pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe patëm disa raste”.

“Patëm disa raste, tre të pastra për gol dhe nuk duhet të vuanim kaq shumë. Doja lojtarë teknikë në kontrollin e topit. Doja lojtarët që të bënin presing në sulm. Cikalleshi e Uzuni e bënë këtë, sikurse edhe mesfushorët.

Ndeshjen e bëmë ne, ka ndryshuar mentaliteti dhe e sulmojmë kundërshtarin. Kur jemi mirë fizikisht dhe teknikisht ia dalim. Kishim tre raste dhe duhet të shënonim dhe ta mbyllnim ndeshjen”.

“Kjo është një skuadër që besontani, ka pjekuri. Tani duhet të punojmë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Kemi humbur ndaj Polonisë dhe Anglisë, gjë që të ndodh. Nuk duhet të fluturojmë, por të punojmë dhe të ecim përpara. Jemi ekip që mund të konkretizojmë dhe të krijojmë raste. Jemi gati për të bërë hapa të mëdha për rezultate”, përfundoi Reja. /m.j

Next Post
Rusia dhe Kina…?/ Rama për televizionin spanjoll: Ballkani s’mund të jetë zona gri e Europës, s’është e përshtatshme për sigurinë e BE

Rusia dhe Kina...?/ Rama për televizionin spanjoll: Ballkani s'mund të jetë zona gri e Europës, s'është e përshtatshme për sigurinë e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

February 1, 2026
Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, ambulanca mbërrin në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

February 1, 2026
12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

12 persona humbin jetën dhe plagosen 7 të tjerë nga sulmi me dron mbi një autobus në Ukrainë

February 1, 2026
Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In