• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Maqedoni, policia publikon planin e masave të sigurisë

by Java News
04/09/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka publikuar planin e masave të sigurisë që do të ndërmarrë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshja ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, nesër në orën 20:45.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, policia iu bën me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë vendase dhe të huaj, ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe treva të tjera Shqipëtare, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon :

1. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozëve vendas dhe të huaj

2.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

3.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 08:00 deri në ora 24:00

4.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët e Unazës Perëndimore (nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore: “Xhabije – Parrucë”, “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”, “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”, “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”.

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00

“Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloj, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15:00

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë”, bën me dije policia./shqip/a.k

Next Post
“Huffington Post”… “Anët e errëta të Nënë Terezës”

"Huffington Post"... "Anët e errëta të Nënë Terezës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com