• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon Shqipëri-Maqedoni 2-1, gol i artë nga Bekim Balaj. Kronika e plotë

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqiperia e ka nisur ne menyren me te mire te mundeshme eleminatoret e Rusi 2018. Kuqezinjve u kane mjaftuar 20 minuta per te shenuar edhe golin e dyte te ndeshjes me ane Bekim Balajt.

Minutë pas minute

89’ Goditje dënimi për Shqipërinë, top i gjatë në zonë, Balaj devijon me kokë duke gjetur rrjetës, 2-1 për kuqezinjtë.

84’ Shumë qarkullim topi tani nga një krah në tjetrin, por Balaj dhe Sadiku nuk gjejnë asnjë të çarë për të rrezikuar portën kundërshtare.

81’ Edhe pse Shqipëria e nisi me vrull, tani është Maqedonia që ka më shumë kontrollin e topit dhe mban lojën në gjysmëfushën e kuqezinjve.

79’ Hysaj provon të gjejë përsëri Sadikun me top të gjatë, por sulmuesi është në pozicion jashtë loje.

78’ Maqedonia kërkon të ulë ritmin në çdo mënyrë, duke u vonuar edhe me faullet e thjeshtë.

77’ Menjëherë në sulm Shqipëria, e mbështetur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

76’ Rifillon ndeshja me rivënie fundore të Maqedonisëndeshja e shqiperise

NDERPRERJA E NDESHJESNdeshja mes Shqiperise dhe Maqedonise nuk do te vazhdoje te luhet me gjate mbremjes se sotme. Vendimi per nderprerjen perfundimtare te ndeshjes eshte marre nga delegati i UEFA-s pasi ndeshja nuk vazhdoi te luhet me qe prej minutes se ’77. 14264037_10206591194314845_8830997828091981974_nStuhia ka sjellë probleme të shumta për stadiumin jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është ndërprerë furnizimi me energji elektrike si dhe ka pasur probleme me ndriçimin për shkak të djegies së projektorëve si dhe ka pasur përmbytje të ambienteve të stadiumit.14199520_10206591200354996_4440574425145691550_n* * *

Gjatë ’77 minutave te luajtura në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018, ndaj Maqedonisë, dha një rezultat te barabarte 1-1. Fillimisht, Shqiperia kaloi ne avantazh me gol te Sadikut ne pjesen e pare. Ndersa me fillimin e pjeses se dyte, Maqedonia perfitoi nga nga nje gabim ne mbrojtje dhe barazoi ne minuten e ’51.

Minutë pas minute

Dy skuadrat janë në dhomat e zhveshjeve ndërsa zyrtarët e UEFA-s presin qetësimin e situatës për të marrë një vendim, nëse do të kthejnë apo jo skuadrat në fushë. Ndërkohë stadiumi është boshatisur nga tifozët.
77′ Ndërpritet ndeshja për shkak të kushteve atmosferike.

Minutë pas minute76’ Tifozët largohen nga stadiumi pas këtij rrebeshi shiu, pasi tashmë kushtet atmosferike janë ekstreme.75’ Hasani i dëmtuar detyrohet të braktisë fushën e lojës, në vend të tij Gjorgjev.73’ Memushaj provon portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen kuadratin.14284912_10210052793897468_202489453_o68’ Rrebesh mbi stadiumin e Shkodrës me shi dhe erë që pengojnë ndjeshëm zhvillimin normal të ndeshjes.67’ De Biazi luan kartën e fundit duke hedhur në fushë Roshin në vend të Hykës, i cili pozicionohet pikërisht në vendin e tij të preferuar, në të djathtë të mesfushës.64’ Shqipëria tani luan me rreshtimin 4-4-2, ku Hyka është në të djathtë dhe Xhaka në të majtë të mesfushës, ndërsa Balaj e Sadiku përbëjnë dyshen e sulmit.62’ Kuqezinjtë gjenden të papërgatitur në prapavijë dhe Hasani kalon pa vështirësi në krahun e majtë. Fatmirësisht, ai nuk arrin të gjejë Alioskin, të vetëm në një pozicion të favorshëm para portës.59’ Ndryshim i dyfishtë në radhët e kuqezinjve, dalin Abrashi dhe Gashi, në lojë Balaj dhe Memushaj. Ovacione në stadium për sulmuesin shkodran.55’ Kuqezinjtë duken të tronditur nga goli i pësuar, ndërsa tani e kanë të vështirë të pasojnë në gjysmëfushën kundërshtare.53’ Aksion i gjatë në krahun e majtë të kuqezinjve, Hyka pengohet në zonë por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë

.
51’ Gabim i rëndë i Kukelit që pason mbrapa për Gjimshitin, por Alioski zotëron sferën dhe në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje që ndëshkon Berishën.

1-150’ aksion i rrezikshëm i Maqedonisë në krahun e majtë, topi në qendër por largon mbrojtja.46′ Stjepanoviç është i ndëshkuari i parë i ndeshjes, merr kartonin e verdhë pas nëj faulli ndaj Abrashit46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në skuadra.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë.43’ Pas disa minutash heshtje të kuqezinjve, vjen një aksion nga krahu i majtë ku Agolli provon të gjuajë, pa gjetur kuadratin.39’ Hasani provon të gjejë rrjetën me një goditje dënimi ballore, por topi kalon lart mbi traversë.38’ Maqedonia duket më kërkuese në këto minuta, pasi ka arritur të zhvendosë lojën në gjysmëfushën tonë, ndërsa De Biazi dhe Tramezani udhëzojnë ekipin që të jetë më i kujdesshëm në daljet përpara.36’ Tjetër goditje nga këndi e Maqedonisë, këtë radhë Pandev ka mundësinë të gjuajë, por nuk gjen kuadratin e portës.33’ Aksion i gjatë me shumë kombinime i Shqipërisë, që finalizohet nga Sadiku i cili dërgon topin në rrjetë. Por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të autorit të golit.

31’ -32’ Dy goditje nga këndi radhazi për Maqedoninë krijojnë shqetësim për De Biazin, i cili udhëzon skuadrën të jetë më e kujdesshme.30’ Aksion individual i Pandev në qendër. Sulmuesi maqedonas provon t’i kalojë të gjithë vetë, por mbrojtja shqiptare nuk e lejon të rrezikojë Berishën.29’ Hyka provon vetë të rrezikojë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës në krahun e majtë, topi shuhet në fundore.28’ Hyka vazhdon të fitojë goditje dënimi pranë zonës kundërshtare. Pranë topit, i udhëzuar nga De Biazi, afrohet Agoll. Këtë radhë ishte një skemë, për Mavrajn, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë.23’ Top i gjatë i Kukelit në qendër për Gashin, sulmuesi nuk kontrollon në një pozicion të favorshëm dhe humb një rast të mirë shënimi.21’ Angelovski udhëzon skuadrën e tij të dalë para, por Pandev dhe Alioski janë shumë të izoluar dhe e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në prapavijën e kuqe.Momenti i golit te Sadikut17’ Më shumë qarkullim nga Shqipëria, e cila tashmë nuk e ka problem edhe të pasojë topin mbrapa, ndërsa Maqedonia qëndron e tërhequr në gjysmëfushën e saj.14’ Maqedonia kundërsulmon rrezikshëm nga e djathta me Pandev, i cili hyn në zonë dhe lëshon topin në qendër. Berisha dhe mbrojtja largojnë rrezikun me vështirësi.11’ Shqipëria ul ritmin dhe tashmë luan më qetë, e ndërgjegjshme se mund të administrojë një avantazh të shpejtë.9’ Një tjetër pasim vertikal i Hysajt për Sadikun, kontroll perfekt dhe gjuajtje po aq perfektë në hyrje të zonës që përfundon në rrjete, ngjitur me shtyllën. 1-0 për Shqipërinë.9’ Gashi ekzekuton një goditje dënimi të fituar nga Hyka, por gabon plotësisht duke gjuajtur topin në murin mbrojtës6’ Hysaj mundohet të gjejë Sadikun, por sulmuesi nuk kontrollon topin dhe Zahov largon rrezikun në zonë.4’ Maqedonia është e tërhequr, duke luajtur me top të gjatë për të gjetur të pavendosur mirë mbrojtjen shqiptare.2’ Hyka jep sinjalin e parë të rrezikshëm me një depërtim nga e djathta, por Sadiku nuk koordinohet si duhet dhe humb mundësinë për të pasuar te Gashi.1′ Maqedonia luan topin e parëShqipëri-Maqedoni 1-09′ SadikuShqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Hyka, Sadiku.Tr: Xh. De BiaziMaqedonia: Zahov, Zhuta, Ristevski, Sikov, Mosjov, Ristovski, Stjepanoviç, Spirovski, Alioski, Pandev, Hasani.Tr: I. AngelovskiGjyqtar: H. Gocek (Turqi)

Next Post
Beteja për Dibrën, partitë e mëdha dhe si del në pah “faktori çam”

Beteja për Dibrën, partitë e mëdha dhe si del në pah “faktori çam”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë vendin

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

October 2, 2026
Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com