• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për menaxhimin e ndotjes detare

by Java News
16/03/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak javë pas takimit të tre ministrave të mjedisit; shqiptar, kroat dhe malazez në Dubrovnik, vjen hapi i parë që konkretizon bisedimet për shmangien e ndotjes së detit Adriatik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Europës e Punëve të Jashtme të Kroacisë.znj Maria Pejcinovic Buric dhe koordinatori i OKB-së në Shqipëri, z.Brian Williams. Marrëveshja parashikon menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte.

Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria kroate dhe organizata e Kombeve të Bashkuara.”Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” pasi është shumë e nevojshme që në hapjen e sezonit turistik këtë vit të kemi një situatë shumë më të pastër”- tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit.

Koordinatori i UNDP-së në Tiranë,z, Brajan vlerësoi marrëveshjen si një shembull të përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare. Projekti i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar por edhe menaxhimin e emergjencave si edhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike të shkaktuara nga incidentet detare që rezultojnë ose mund të rezultojnë në derdhje të naftës ose substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.

Fjala e plote e ministrit Klosi
Pas takimit të Dubrovnikut, biseda jonë për mbrojtjen e Adriatikut si një i tërë sot gjeti konkretizimin e parë nëpërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatës së UNDP. U nënshkrua marrëveshja e parë e mbështetjes nëpërmjet qeverisë kroate për të projektuar një mbrojtjeje të plotë të detit Adriatik dhe duke filluar nga ndotjet që ndodhen në këtë det.

Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” apo projektit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” pasi është shumë e nevojshme dhe në hapjen e sezonit turistik të këtij viti ne të kemi një situatë shumë më të pastër në brigjet e detit dhe po ashtu të kemi një situatë shumë herë më të kontrolluar. Dua të falenderoj edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara e cila na bën të mundur që për herë të parë të vendosim edhe disa matësa shumë profesionalë të arsyeve pse ndotet bregdeti ynë.

Fjala e Brian Williams
Jam i lumtur të jem këtu në Ministrinë e Jashtme me Zotin Klosi dhe Qeverinë kroate e cila ka kontribuar me burime financiare për të ndihmuar autoritetet shqiptare për t’u përgatitur për menaxhimin e ndotjeve të rrezikshme nga aksidentet në det. Ky është një shembull i përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare, një vend europian- që ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në qendër të Integrimit Europian.

a.ç

Next Post
Thjerrëzat ulin hipertensionin

Thjerrëzat ulin hipertensionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In