• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëri-Kosovë, më shumë se gjysëm milion hyrje-dalje

by A R
13/07/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë qershori i vitit 2016 shënoi më shumë se gjysëm milioni – gjithësej 507886 hyrje-dalje të personave, 1.52 për qind më shumë krahasuar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.

Policia e Kosovës bën të ditur të  mërkurën për ATSH-në se në qershorin e kësaj vere në vendkalimin kryesor nër Autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, kishte 436301 hyrje-dalje të personave, në Qafë Morinë 47498 dhe në Qafë Prush 24087.

Në të tre vendkalimet, në qershor 2016 hyrje-dale të automjeteve kishte gjithësej 140851 vetura, 5988 autobusë e 14261 kamiona.

Këtë verë fluksi i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar dhe përgjithësisht fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejshme në korrik e gusht krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave.

Sipas policisë kosovare, viti 2015 në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve në hyrje-dalje gjithësej 26.75% – në hyrje 30.2% e në dalje 23.3%, si dhe të automjeteve 14.1% gjithësej në hyrje-dalje – 22.1% në hyrje e 6.2% në dalje, krahasuar me 2014-tën. Ishin gjithësej 5412238 hyrje-dalje të personave dhe 1849987 hyrje-dalje të automjeteve.

Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-ën.

Në fluks të rritur vere, sot në mesditë e në këto momente, në tre vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri kalohet për më së shumti tre minuta, e kolonë ka vetëm në hyrje nga Shqipëria në Kosovë 30-40 metra në Morinë-Vërmicë, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Këtë verë, në 7 korrik në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Në 1 korrik ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri në 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në 30 qershor në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Çako e Maxhuni. (java / r.a)

Next Post

Reforma në udhëkryq / BE: Keqardhje që krerët e PD refuzuan kompromisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

July 28, 2026
Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

July 28, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

July 28, 2026
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com