• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Kosovë, Kuvendi që nxori në pah ndasitë dhe jo bashkimin

by Ervis Iljazaj
20/12/2024 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Mbledhja e përbashkët midis dy kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithëse si slogan kishte bashkimin, nga ajo që u diskutua dhe qëndrimet që u mbajtën, nxori më shumë në pah ato që ndajnë dy shtetet e të njëjtës kombësi se sa bashkimin midis tyre. Ishte në fakt një mbledhje e sforcuar si pasojë e raporteve midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Nga fjalimet, por edhe nga gjestet si ajo e letrës që Rama i dërgoi Kurtit edhe pse pesë metra larg, dukej qartë një klimë e tensionuar. Dukej sikur secili e shfrytëzoi këtë mbledhje jo për të krijuar një bashkëpunim më të madh midis dy shteteve, por për të theksuar edhe njëherë linjat politike që ndryshojnë në mënyrë të qartë midis lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ka disa kohë që Edi Rama dhe Albin Kurti kanë futur në një spirale të rrezikshme marrëdhëniet midis dy shteteve dhe dy shoqërive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Një marrëdhënie e cila nuk është e keqe, por që nuk ekziston fare. Në vitet e fundit Kurti dhe Rama kanë patur qëndrime të ndryshme për çështje thelbësore të politikës së jashtme. Kurti një socialist-nacionalist dhe Rama një socialist-internacionalist kanë kërkuar zgjidhje për Kosovën në mënryra të ndryshme dhe me metoda të ndryshme. Sigurisht ndërhyrjet e Ramës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të kenë qenë të ekzagjeruara dhe të tepruara duke mënjanuar shpesh herë sovranitetin e Kosovës, por ama Shqipëria dhe ai si Kryeminsitër i saj shpesh herë ka hasur në radikalitetin e qëndrimve të Albin Kurtit,

Çëshjta e Thaçit gjithashtu, e cila është rimarrë sot në Kuvendin e Kosovës nga Rama, hapur dhe qartë duke kritikuar qeverinë e Kosovës, ishte një tjetër çështje që theksoi ndasitë midis dy qeverive. Këto qëndrime, për çështje thelbësore të Kosovës kanë krijuar aleanca të ndryshme midis politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Fatkeqësisht në këto momente nuk kemi marrëdhënie midis shteteve, si dy shtete të një kombi, por marrëdhënie dhe preferenca për forca të caktuara politike. Dhe kjo ka sjellë që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë të jenë si asnjëherë më parë. Kurrë më parë marrëdhëniet midis dy shteteve nuk kanë qenë të tilla dhe në këtë mënyrë.

Dhe padyshim një rol në këto marrëdhënie kanë patur Kurti dhe Rama. Dy lidera megalomanë, delirantë në shumicën e rasteve, të cilët janë qartësisht në konkurencë për të marrë primatin e lidershipit në botën shqiptare. Egoizmat politikë të secilit kanë penguar qartë marrëdhniet midis dy shteteve dhe kalimin e tyre në një nivel tjetër. Në fakt, këto mbledhje të përbashkëta, që më parë ishin të qeverive dhe tanimë të kuvendeve, nuk është se kanë sjellë ndonjë risi apo përmirësim të jetës së shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Ato janë mbledhje me shumë zhurmë, me folklorizma patriotikë të tepruara, por që në të vertet nuk sjellin ndonjë gjë në raportet midis dy shteteve.

Fatkeqësisht për sa kohë që në krye të qeverive do të jenë Rama dhe Kurti, duket sikur këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë të tilla. Egoizmat politikë të secilit nuk po lënë që energjitë e Shqipërisë dhe Kosovës të bashkohen për të sjellë zhvillim, prosperitet dhe zgjidhje të çështjeve thelbësore të politikës së jashtme. Nuk është rasti për të theksuar se i kujt është faji, por ama duhet theksuar fort se në këtë mënyrë po humbim shumë kohë për integrim dhe zhvillim të përbashkët.

Next Post
Dy të vdekur dhe 80 të plagosur nga sulmi në Magdeburg, Scholz: Qëndrojmë në krah të familjeve të viktimave

Dy të vdekur dhe 80 të plagosur nga sulmi në Magdeburg, Scholz: Qëndrojmë në krah të familjeve të viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In