• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Izrael/ Masa ekstreme sigurie, futbollistët me truproja

by A R
10/11/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare po i zhvillon stërvitjet në Durrës nën masa të rrepta sigurie. Si asnjëherë më parë, një grup stjuartësh po mbajnë të monitoruar ambientet ku është akomoduar ekipi kuqezi.

Në çdo moment, forcat e sigurisë shoqërojnë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik, madje edhe kur ata lëvizin në ambientet brenda resortit “Tropikal”.

Edhe pse bëhet fjalë për një distancë të shkurtër mes objekteve, para hotelit ku është akomoduar Kombëtarja dhe restorantit ku ajo ushqehet, lojtarët shoqërohen nga forca sigurie. Edhe për vetë kuqezinjtë kjo situatë është e pazakontë, pasi nuk ishin mësuar kurrë që në Kombëtare të përballeshin me këto masa ekstreme.

Natyrshëm, si për të shtensionuar situatën, ka pasur edhe jo pak tone humori mes futbollistëve. “Ore, çfarë po ndodh kështu? Keni marrë vesh ndonjë gjë ju?”, pyesin lojtarët, duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm.

Ndërkohë, te dera e hotelit qëndron pa lëvizur përgjatë gjithë kohës një efektiv, ndërsa të tjerë monitorojnë territorin në kënde të ndryshme. Burime të sigurta i thanë dje gazetës “Panorama Sport” se masat janë marrë për sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik dhe kjo vjen menjëherë pas arrestimit të katër personave në Shkodër, të cilët dyshohen se kishin për qëllim të kryenin sulme terroriste në ditën e ndeshjes që do të luhej në “Loro Boriçi”. Në fakt, kjo ka qenë edhe arsyeja pse ndeshja u spostua për t’u zhvilluar në “Elbasan Arana”.

Situata

Ndeshja me Izraelin konsiderohet mjaft e rëndësishme për shumë arsye që rrethojnë përfaqë- suesen shqiptare. Ndonëse kërkohet të mbahet e fshehur situata, duket se tensioni nuk mungon te kuqezinjtë në prag të kësaj ndeshjeje. Trajneri Xhani De Biazi ka qenë nën presion gjatë kësaj periudhe, veçanërisht pas ndeshjes me Spanjën, në një kohë që ka kërkuar përqendrim maksimal dhe ka përdorur disiplinë të hekurt përgjatë grumbullimit në kuadër të takimit me Izraelin.

Nuk dihet nëse ka kërkuar De Biazi apo ka vendosur FSHF-ja që ekipi kombëtar këtë grumbullim të shoqërohet nga forca sigurie. Megjithatë, prania e shumë stjuartëve vetvetiu e bën të bezdisshme situatën për lojtarët, edhe pse kjo është një procedurë që ndodh thuajse në çdo ekip kombëtar të njohur në Europë. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk janë mësuar me masa ekstreme, për më tepër që ditët e grumbullimit për ta janë shfrytëzuar edhe për të takuar familjarët dhe miqtë e tyre./a.m.

Next Post
“Babai më përdhunonte në vende të fshehta rrugës”, dëshmia rrënqethëse e minorenes

"Babai më përdhunonte në vende të fshehta rrugës", dëshmia rrënqethëse e minorenes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In