• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Izrael, ja sa miliona euro vlejnë të dyja përfaqësueset

by Java News
12/11/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte në orën 20:45 në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Shqipëri-Izrael e vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”. Por cila është vlera e të dy skuadrave që përballen sonte. Përballë një kundërshtari direkt në kualifikueset e Botërorit 2018 dhe që rezervon shumë të panjohura, në letër Kombëtarja shqiptare duket e avantazhuar. Jo thjesht për faktin se luan në shtëpi, por edhe prej vlerës së përgjithshme të skuadrave.

Vlera e Shqipërisë në merkato përllogaritet në 43,25 milionë euro, ku mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është lojtari më i kushtueshëm në merkato, me 13 milionë euro. Pas tij vijnë Taulant Xhaka 4 milionë euro, Etrit Berisha 3,5; Amir Abrashi e Ledian Memushaj 2,5; Arlind Ajeti e Bekim Balaj 2 dhe Mërgim Mavraj, kartoni i të cilit në merkato vlerësohet 1,75 milionë euro.

Kombëtarja kuqezi kushton afro 11 milionë e gjysmë euro më tepër se skuadra e Izraelit, vlera e së cilës në merkato përllogaritet në 31,7 milionë euro. Në skuadrën me disa emra të rinj të përzgjedhur nga trajneri Elisha Levi, elementi më i rëndësishëm është mesfushori Bibras Natcho.

Me vlerën 10 milionë euro në merkato, lojtari i CSKA-së së Moskës kushton sa 1/3-ta e të gjithë ekipit, ndërsa pas tij ndodhet Eran Zahavi, me një të kaluar te Palermo në Serinë A, që tashmë luan në Kinë me milionerët e Guangzhou. Shifrat e merkatos favorizojnë Shqipërinë, por për të marrë tri pikët, të besuarit e De Biasit kanë detyrën të tregojnë surpremacinë edhe më 12 Nëntor në “Elbasan Arena”.

Next Post
Sulmohet me një mjet piroteknik Lewandowski

Sulmohet me një mjet piroteknik Lewandowski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com