• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri- Greqi, problemet sipas ministrave të jashtëm!

by Lutfi Dervishi
23/05/2022 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Afro dy dekada më parë, një takim i Kryeministrit të Shqipërisë në Athinë me homologun grek u kthye në anekdodë të vlefshme për diplomacinë tonë.

Kryeministri Shqipërisë pasi foli për miqësinë tradicionale mes dy popujve, për minoritetin si urë mes dy vendeve, për aspiratat euro atlantike të Shqipërisë, i erdhi radha të dëgjoj homologun grek, i cili në tavolinë parashtroi çështje krejt të tjera:

1.Pse ka shkuar kontrolli i tatimeve te disa biznese greke?
2.Si qëndron problemi me këtë Bankë Greke?
3. Çështje konkrete të një minoritari…

Pala shqiptare jo vetëm që nuk ishte e përgatitur për të dëgjuar “banalitete”, por as që kishin informacion për çështjet e ngritura.

Kanë kaluar mbi 20 vjet nga takimi në Athinë, por duket se mësimi nuk është nxjerrë siç duhet.
Kjo histori m’u kujtua tek dëgjoja konferencën e shtypit të dy ministrave të jashtëm sot në Tiranë.
Më poshtë po rendis çështjet që bënë publike para medias të dy ministrat. Bëni një krahasim me renditjen e çështjeve që bën homologu grek, përfaqësues i një vendi anëtar i BE-së dhe me fuqi ku e ku më të madhe se Shqipëria.

Ministri Jashtëm i Shqipërisë:

Falenderim edhe njëherë për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit.
Dy vendet po zhvillojnë dialogun pavarësisht pandemisë.
Ramë dakord për të dialoguar për gjithë problemet tona që janë në interes të gjithë qytetarëve.

1. Komuniteti qytetarëve tanë në Greqi me mbi 600 mijë shqiptarë, vlerësuan integrimin e tyre, diskutuam edhe për çështje që lidhen me mbrojtjen sociale, me sigurimet shoqërore, me mësimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera që lidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve.
2. Ministri Dendias më informoi se ka planifikuar tur vizitash në rajon.
E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive të moderuar, të udhëhequr nga synimi për integrim euro atlantik. Integrimi euro atlantik mbetet nje orientimi patjetërsueshëm.
3. Çështje e rëndësishme është integrimi europian i Shqipërisë.
Falenderim për mbështetjen e vazhdueshme. Referimi te Samiti Selanikut 19 vjet më parë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet.
4. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në fokus të shqetësimit tonë. E vlerësojmë si partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve janë më të mëdha.
5. Vlerësuam bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave në këto organizma.
6. Temë e diskutimit ishte dhe situata në Ukrainë. Duhet të bëjmë shumë për luftën… dhe shprehim keqardhje për humbjen e shumë jetëve të banorëve të Mariopolit përfshirë edhe ata me origjinë greke!
7. Çështje tjetër e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare.
8. Çështje të vështira të mbetura trashëgim nga e kaluara, nevoja për të abroguar ligjin e luftës, apo çështjet e të drejtave të pronësisë apo të njeriut të komunitetit çam.

Më poshtë në pesë minuta, renditja e çështjeve nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë:

1. Delitimi kufirit detar në Hagë!
2. Abrogimi ligjit të luftës!
3. Minoriteti grek këtu dhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën një urë lidhëse mes dy vendeve.
4. Kuptoj shumë mirë çështjen e pensioneve.
5. Sot në mëngjes takova anëtarë të komunitetit grek të Himarës, me ngritën problematikat e tyre dhe janë gjëra që duhet t’i diskutojmë së bashku.
6. Kisha nderin të takoj hirësinë e tij Kryepeshkopin Anastasin me të cilin pata një diskutim të gjatë!
7. Diskutuan ekonominë, tregëtinë mes dy vendeve, luftën në Ukrainë. Pergezime Shqipërisë për qëndrimin në sinkron me politikën e BE-se!
8. Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen që jep për anëtarësimin e Greqise ne KS të OKB për 2025-2026!

Është krejt i qartë prioriteti që i jep Greqia çështjeve.
Çështjet që përbëjnë interes për Shqipërinë renditen kryesisht në dy pikat e fundit.
Mania për fjalë të përgjithshme dhe tema të mëdha si lufta në Ukrainë, dëshmon se nuk njohim sa dhe si duhet rolin, vendin dhe hapësirën që kemi në këtë botë të globalizuar të majisur me kriza.
Nuk ka asgjë të keqe të flasësh për temat e mëdha. E mira do të ishte që koha të përdorej më me nikorqillëk edhe për hallet tona!

Next Post
“350 mijë banorë kanë ngecur në Mariupol”/ Të fshehur në bodrume, pa ujë dhe pa energji

Ukraina bën bilancin: Rusët kanë vrarë 4,600 civilë që nga fillimi i luftës, mes tyre 232 fëmijë

Comments 1

  1. Fatjona Gajushi says:
    4 years ago

    O Lutfi, ha bukën në Shqipëri, punon për Maqedoni dhe Greqi.
    Kaq poshtë ke rënë ?
    Të ka dalë boja, ose ndryshe, je kazan bakri që të ka dalë kallaji….
    Je zgjyrë, je si ujë lavamani, mbas larjes së enëve…..

    Reply

Leave a Reply to Fatjona Gajushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In