• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëri- Greqi, marrëveshje për licensimin e linjave të autobuzëve mes dy vendeve

by A R
04/02/2016 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Greqia, duket se më në fund kanë arritur një marrëveshje lidhur me shqetësimet e ngritura nga pasagjerët dhe transportuesit urban të të dyja vendeve. Prej disa vitesh mosmarrëveshjet për licensimin e linjave të transportit të autobuzëve, ishin kthyer në një problem të madh, sidomos në kurriz të pasagjerëve mes dy vendeve. Në këtë takim pala shqiptare dhe ajo greke kanë rënë dakord që transportuesit e të dyja palëve detyrohen që të informojnë paraprakisht autoritetet kompetente për përfundimin e bashkëpunimit në linjat e caktuara, brenda një periudhe 3 mujore. Sipas marrëveshjes së arritur,  gjatë kësaj periudhe, partneri i cili dëshiron të ndërpresë kontratën do të jete i detyruar a) ose të vazhdoje operimin e linjës me autobus për këtë periudhë me qellim sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit për qytetarët ose b) ti sigurojë partnerit të mbetur që kërkon të vazhdojë operimin e linjës i vetëm, vendin e nisjes se autobusëve  dhe shërbimin e agjencisë. Të dyja palët marrin përsipër të aplikojnë sanksione dhe gjoba për moszbatimin e     kësaj dispozite nga transportuesit përkatës. Palët ranë dakord që të shtyjnë automatikisht të gjitha autorizimet aktuale të transportit të udhëtarëve për një periudhe tranzitore 4-mujore, deri në 31 maj 2016, brenda së cilës të gjithë shoqëritë e interesuara do të pajisen me autorizimet e reja pasi të paraqesin dokumentacionet përkatës për marrjen e autorizimeve të reja, në Ministritë përkatëse. Me qellim vazhdimin e kryerjes së shërbimit në linjat e rregullta, Pala shqiptare ka njoftuar të gjithë autoritetet shqiptare te kontrollit për lejimin e kryerjes së shërbimit nga operatorët, te cilët aktualisht janë të pajisur me Autorizim. Palët ranë dakord që afati i vlefshmërisë së autorizimeve në transportin e pasagjerëve për të dyja palët do të jetë 3 vjeçar, me qëllim stabilizimin e mëtejshëm të linjave të transportit të pasagjerëve mes dy vendeve dhe operatorëve përkatës.

Gjithashtu pala shqiptare dhe ajo greke ranë dakord në parim për nevojën e riformatimit të linjave të  miratuara për transportin e pasagjerëve, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, bazuar mbi disa parime bazë si: –  përcaktimi i 8 linjave kryesore; – mospërcaktimi si stacion i ndërmjetëm i qyteteve të origjinës; –  shfuqizimi i linjave të detyrueshme ndërkufitare. Nga ana tjetër pala shqiptare kërkoi që të përdoren si të vlefshme biletat e të dyja vendeve. Vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme, pas miratimit nga ministritë respektive të financave.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Bashkia Tiranë, seancë dëgjimore për parkingun nëntokësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In